Aktualitet

"Operatori nuk më la vetëm", Anila Hoxha tregon situatën e vështirë gjatë punës: Në Elbasan na treguan dhe armët! Na thanë që të fshinim filmimet

Ajo ka treguar se gazetarët përballen shpesh me kërcënime, që vijnë në forma të ndryshme. 

9 Qershor 2025, 22:10 Nga N.F

 

"Operatori nuk më la vetëm",  Anila Hoxha tregon
Anila Hoxha

 

TIRANË- Gazetarja, Anila Hoxha ka folur në lidhje me vështirësitë e gazetarëve të aktualitetit, dhe ‘lufta’ me të cilën ata përballen. Hoxha e ftuar në Top Storye rrëfeu episodet më të rrezikshme që ka përjetuar në mbi 26 vite në profesion. Ajo ka treguar se gazetarët përballen shpesh me kërcënime, që vijnë në forma të ndryshme. 

Gazetarja ka treguar edhe një episod ku bashkë me kameramanin ku  janë kërcënuar me armë zjarri. Ajo shtoi se kërcënimet më të rënda që i bëhen gazetarëve sot, lidhet me familjen. 

“Çdo çështje ka dinamikën e vet… në ‘99 ishte shumë e vështirë sepse nuk kishte telefona, nuk vraponte informacioni siç shpërndahet tani. Ishin më të vështira për të siguruar informacion.

Kur raportoja për Gjykatën, po filmonim me operatorin Eurgert Hoxhaj në Elbasan. Shoferi na la larg nga vendi ku do filmonin në tregun agroushqimor, erdhën disa  njerëz që na treguan dhe armët dhe na thanë që të fshinim filmimet, të dy e menaxhuam me qetësi, patjetër që u trembëm. E falënderoj operatorin se nuk më la vetëm.

Kërcënimet më të rënda që i bëhen gazetarëve sot, lidhet me familjen. vazhdimisht shkruaja për policinë, dhe mesazhet i shkonin familjes time. Për shembull sapo erdhi kjo maxhorancë, një nga njerëzit që është hequr nga puna ishte motra ime. Për shumë gazetarë, forma e parë e presionit është kjo. Të krijosh destabilitet tek njerëzit e afërt”, tha Anila.

 

anila hoxha

Sondazh

Poll