9 Qershor 2025, 08:20
Nga M.B
Donald Trump dhe Xi Jinping në samitin e G20, Osaka, 2019
LONDRA- Sipas një njoftimi të Presidentit të SHBA-së Donald Trump, zyrtarë të lartë nga SHBA-ja dhe Kina do të takohen të hënën në Londër për të zhvilluar bisedime të mëtejshme tregtare. Delegacioni amerikan do të udhëhiqet nga ministri i Financave, Scott Bessent, ministri i Tregtisë Howard Lutnick dhe i ngarkuari për Tregtinë Jamieson Greer, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social. Presidenti i SHBA-së u shpreh me optimizëm: "takimi pritet të shkojë shumë mirë".
Telefonatë me Xi Jinping
Trump ra dakord për raundin e ri të bisedimeve në një telefonatë që zhvilloi të enjten (05.06.) me Presidentin kinez Xi Jinping. Sipas Presidentit Trump bisedimet kanë për qëllim të diskutojnë detajet e njëmarrëveshjeje tregtare të arritur në maj midis dy ekonomive më të mëdha të botës.
Pas telefonatës midis dy presidentëve Kina u shpreh shumë më e rezervuar dhe i kërkoi SHBA-së t'u përmbahet kushteve dhe rregullave të ndërsjella të përfshira në marrëveshje. Pekini deklaroi se pala kineze e ka zbatuar marrëveshjen me seriozitet dhe ndërgjegje.
Përpjekje për shtensionim
Trumpi po ndjek që nga marrja e detyrës një kurs të ashpër në politikën tregtare ndaj Kinës. Për një moment republikani madje i rriti tarifat doganore ndëshkuese ndaj importeve kineze në SHBA deri në shifrën marramendëse prej 145 përqindësh, të cilave Pekini iu përgjigj me kundër-tarifa. Në mesin e muajit maj të dyja palët ranë dakord në një takim në Zvicër që të ndalonin spiralen e përshkallëzimit dhe ranë dakord, të paktën përkohësisht, për një ulje të ndërsjellë të tarifave doganore ndëshkuese./ DW
shba kina
Bota
9 Qershor 2025, 07:38
M.B
Foto ilustruese
AFGANISTAN- Kur talebanët janë kthyer në pushtet në Afganistan, gati katër vjet më parë, mospajtimin e k...
Bota
8 Qershor 2025, 22:55
N.F
Foto ilustruese
IRAN- Irani ka delaruar se së shpejti do të publikojë dokumente të ndjeshme në lidhje me objektet bërthamore ...
Bota
8 Qershor 2025, 22:42
N.F
Trump
SHBA- Tanket, artileri, dhe automjetet e blinduara po transportohen drejt kryeqytetit amerikan, Uashingtonit. Shtetet e Bashkuara po përgatiten ...
Bota
8 Qershor 2025, 22:29
N.F
Medvedev
RUSI- Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurisë Ruse, Dmitry Medvedev ka përdorur shprehje të ashpra dhe fyese n...
Bota
8 Qershor 2025, 22:15
N.F
Fico
SLLOVAKI- Kryeministri sllovak, Robert Fico është shprehur se Sllovakia do të bllokojë çdo sanksion të Bashk...
Bota
8 Qershor 2025, 22:00
N.F
Foto
TANZANI- 28 persona humbën jetën në një nga aksidentet më të këqija rrugore në vitet e fundit në T...
Bota
8 Qershor 2025, 20:50
N.F
Foto
GJERMANI- Një rast që është i ngjashëm me rastin e Dominique Pelico dhe veprimet e tij ka tronditur Gjermaninë. &Eu...
Bota
8 Qershor 2025, 19:56
N.F
Vucic
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka dalë i inatosur nga një konferencë për mediat. Vuçi&cc...
Bota
8 Qershor 2025, 18:56
N.F
Kroaci
KROACI- Numri i turistëve që vizitojnë Kroacinë ka rënë ndjeshëm, duke shkaktuar një goditje t&eum...
Bota
8 Qershor 2025, 18:27
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
SHBA- Trupat e para të Gardës Kombëtare kanë mbërritur në Los Angeles, pas urdhrit të Tr...