Bota

Irani: Së shpejti do publikojmë dokumente sekrete rreth armëve bërthamore të Izraelit!

Izraeli nuk ka zbuluar kurrë detaje rreth arsenalit të saj bërthamor, i cili thuhet se përfshin një numër të konsiderueshëm armësh atomike duke e bërë atë vendin e vetëm në Lindjen e Mesme që zotëron bomba bërthamore.

8 Qershor 2025, 22:55 Nga N.F
Irani: Së shpejti do publikojmë dokumente sekrete rreth armëve
Foto ilustruese

IRAN- Irani ka delaruar se së shpejti do të publikojë dokumente të ndjeshme në lidhje me objektet bërthamore të Izraelit, marrëdhëniet e tij me SHBA-në dhe Evropën, si dhe aftësitë e tij mbrojtëse. Ministri iranian i Inteligjencës, Esmail Khatib u shpreh se publikimi i këtyre të dhënave të cilat i cilësoi si thesare do tw zbulohen së shpejti.

Qeveria izraelite ende nuk ka komentuar mbi dokumentet, sipas Al Jazeera. Izraeli nuk ka zbuluar kurrë detaje rreth arsenalit të saj bërthamor, i cili thuhet se përfshin një numër të konsiderueshëm armësh atomike duke e bërë atë vendin e vetëm në Lindjen e Mesme që zotëron bomba bërthamore.



Megjithatë, izraelitët janë arrestuar për spiunazh të dyshuar ndaj Teheranin gjatë luftës në Gaza.

“Të flasësh për mijëra dokumente do të ishte një nënvlerësim. Vëllimi i madh i materialeve dhe nevoja për të transportuar të gjithë ngarkesën në vend i imponuan një periudhë heshtjeje medias”, raportoi së fundmi transmetuesi shtetëror IRIB.

iran izrael

Sondazh

Poll