Bota

Kostot deri në 92 milionë dollarë/ Uashingtoni "pushtohet" nga mjete të rënda ushtarake për paradën e 250-vjetorit të krijimit të Ushtrisë Amerikane, përkon edhe me ditëlindjen e Trump

Sipas burimeve të afërta me organizimin, kostoja e përgjithshme e festimeve parashikohet të jetë mes 45 dhe 92 milionë dollarë, një shumë që ka ngritur diskutime të shumta në opinionin publik dhe politik, veçanërisht në një kohë kur tensionet ndërkombëtare dhe nevojat buxhetore janë në rritje.

8 Qershor 2025, 22:42 Nga N.F
Kostot deri në 92 milionë dollarë/ Uashingtoni
Trump

SHBA- Tanket, artileri, dhe automjetet e blinduara po transportohen drejt kryeqytetit amerikan, Uashingtonit. Shtetet e Bashkuara po përgatiten për një paradë madhështore ushtarake me rastin e 250-vjetorit të krijimit të Ushtrisë Amerikane, një ngjarje simbolike që do të mbahet më 14 qershor. Data përkon edhe me ditëlindjen e presidentit amerikan, Donald Trump, gjë që ka tërhequr vëmendjen e analistëve dhe publikut.

Për paradën po transportohen në kryeqytet një sërë mjetesh të rënda ushtarake të ndryshme. Kjo do të jetë një ndër paradat më të mëdha ushtarake në historinë e fundit të SHBA-së, dhe qëllimi i saj është të shfaqë fuqinë dhe historinë 250-vjeçare të ushtrisë amerikane.

Sipas burimeve të afërta me organizimin, kostoja e përgjithshme e festimeve parashikohet të jetë mes 45 dhe 92 milionë dollarë, një shumë që ka ngritur diskutime të shumta në opinionin publik dhe politik, veçanërisht në një kohë kur tensionet ndërkombëtare dhe nevojat buxhetore janë në rritje.

Ndërsa disa e shohin paradën si një mënyrë për të nderuar shërbimin dhe sakrificën e forcave të armatosura amerikane, të tjerë e kritikojnë si një shfaqje të panevojshme force, që mund të përdoret për qëllime politike, sidomos për shkak të përkimit të saj me ditëlindjen e Trumpit, i cili është i njohur për dëshirën për organizimin e paradave ushtarake gjatë mandatit presidencial. 

 

trump

Sondazh

Poll