Bota

Aksident i trefishtë në Tanzani/ Kamioni përplaset me minibusin dhe një mjet tjetër, përfundojnë në lumë, humbin jetën 28 persona

Midis 28 viktimave janë 10 gra dhe katër fëmijë, dhe numri i të plagosurve është tetë. Autoritetet shprehen se shkak i aksidentit ka qenë neglizhenca e shoferit të kamionit, i cili humbi kontrollin e automjetit të tij në shpatin e pjerrët të Yuanbit.

8 Qershor 2025, 22:00 Nga N.F
Aksident i trefishtë në Tanzani/ Kamioni përplaset me minibusin
Foto

TANZANI- 28 ​​persona humbën jetën në një nga aksidentet më të këqija rrugore në vitet e fundit në Tanzani. Raportohet se frenat e një kamioni u prishën duke bërë që ai të përplasej me dy automjete përpara se të tre të binin në shtratin e një lumi në pjesën jugperëndimore të vendit, pranë kufirit me Zambian.

Komandanti i policisë lokale Benjamin Kuzaga u shpreh se kamioni po transportonte miell gruri nga Dar es Salaam në Zambi kur frenat e tij dështuan ndërsa po zbriste një shpat të pjerrët. Kamioni më pas u përplas me minibusin dhe një automjet tjetër përpara se të tre të binin në një përrua të lumit Balizi.

Midis 28 viktimave janë 10 gra dhe katër fëmijë, dhe numri i të plagosurve është tetë. Autoritetet shprehen se shkak i aksidentit ka qenë neglizhenca e shoferit të kamionit, i cili humbi kontrollin e automjetit të tij në shpatin e pjerrët të Yuanbit.

Presidentja Samia Sulukhu Hassan, në një mesazh në Platformën X, shprehu ngushëllimet e saj familjeve të viktimave. Aksidentet fatale rrugore shpesh e zhytin Tanzaninë në zi. Në shkurt të vitit 2024, të paktën 25 persona u vranë, përfshirë një amerikan, një afrikano-jugor dhe një kenian, dhe 21 të tjerë u plagosën në pjesën veriore të vendit në një përplasje midis një kamioni dhe tre automjeteve.

Në tetor 2022, të paktën 23 persona u vranë dhe 37 të tjerë u plagosën në një përplasje midis një autobusi dhe një kamioni. Në një raport mbi sigurinë rrugore të publikuar në vitin 2018, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se statistikat zyrtare të Tanzanisë për vitin 2016 regjistruan 3,256 vdekje në aksidente rrugore, por OBSH vlerëson se numri aktual ishte midis 13,000 dhe 19,000.

 

aksident i trefishtë në tanzani

Sondazh

Poll