8 Qershor 2025, 17:51
Nga DOSJA
foto ilustruese
LONDËR- Ministria e Punëve të Jashtme kineze ka njoftuar se zëvendëskryeministri kinez He Lifeng do të takohet me delegacionin amerikan në Britaninë e Madhe javën e ardhshme për bisedime tregtare. Sipas një deklarate nga ministria kineze ai do të jetë në Britaninë e Madhe nga 8 deri më 13 qershor me ftesë të qeverisë britanike.
Zëvendëspresidenti kinez do të bashkëkryesojë takimin e parë të Mekanizmit të Konsultimeve Ekonomike dhe Tregtare Kinë-SHBA me përfaqësues të SHBA-së. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të premten se bisedimet tregtare Kinë-SHBA do të mbahen në Londër të hënën, në një përpjekje për të arritur një marrëveshje midis dy fuqive në mosmarrëveshjen doganore.
Trump shkroi në rrjetin e tij social “Truth Social” se delegacioni amerikan do të përbëhet nga Sekretari i Financave Scott Bessent, Sekretari i Tregtisë Howard Lutnick dhe Përfaqësuesi i Tregtisë i Shtëpisë së Bardhë Jamieson Greer.
Do të jetë takimi i dytë midis përfaqësuesve kinezë dhe amerikanë, pas rikthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. I pari, i mbajtur në mesin e majit në Gjenevë, qetësoi përkohësisht mosmarrëveshjen tregtare midis dy ekonomive kryesore të botës për shkak të masave të reja doganore të SHBA-së.
Megjithatë, Trump më pas akuzoi Pekinin se nuk po i përmbahej kushteve të asaj marrëveshjeje për deeskalimin. Në prill, Trump rriti tarifat për mallrat kineze në 145 përqind, ndaj të cilave Kina iu përgjigj duke rritur tarifat për importet e mallrave amerikane në 125 përqind.
shba kine
Bota
8 Qershor 2025, 17:27
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Brenda “Arenës Kombëtare”, mbi 20,000 tifozë mbajtën frymën dhe përqendruan ç...
Bota
8 Qershor 2025, 17:16
N.F
Autori dhe viktima
SHBA- 27-vjeçari, Travis Ray Thompson u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e 2-vjeçares,&n...
Bota
8 Qershor 2025, 16:59
E. D
foto ilustruese
RUSI- Rusia ka thënë se forcat e saj ushtarake kanë avancuar në rajonin lindor të Ukrainës, Dnjipropetrovsk, ...
Bota
8 Qershor 2025, 16:43
N.F
Greta Thunberg
GAZA- Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz e ka urdhëruar ushtrinë që të mos lejojë anijen në të c...
Bota
8 Qershor 2025, 16:32
E. D
foto ilustruese
KOLUMBI- Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.5 të shkallës Rihter ka goditur Kolumbinë ditën e sot...
Bota
8 Qershor 2025, 16:10
N.F
Foto ilustruese
FRANCA- Pushtimi rus në vitin 2022 dhe rezistenca ukrainase për më shumë se tre vjet i kanë transformuar dronë...
Bota
8 Qershor 2025, 16:02
E. D
Donald Trump dhe Elon Musk
SHBA- E ardhmja e marrëdhënies së Donald Trump me Elon Musk, e cila ka qenë dukshë...
Bota
8 Qershor 2025, 15:51
N.F
Foto ilustruese
KABUL- Ekspertët kanë paralajmëruar se Kabuli mund të bëhet qyteti i parë modern që do të mbetet pl...
Bota
8 Qershor 2025, 15:39
N.F
Foto
RUSI- Rusia tha të dielën se forcat e saj po përparonin për herë të parë në rajonin qendror ukrainas të D...
Bota
8 Qershor 2025, 15:23
N.F
foto
SHBA- Një dietë e shëndetshme për trurin mund të ndihmojë në luftimin e sëmundjes së Alzheimerit&nbs...