Bota

Dhunoi për vdekje 2-vjeçaren/ Dënohet me burgim të përjetshëm autori në SHBA, i theu shtyllën kurrizore pasi nëna e saj kërkoi divorc

Mjekët në spitalin ku u dërgua 2-vjeçarja njoftuan autoritetet për abuzim të mundshëm me fëmijë. Kur u pyet në atë kohë, 27-vjeçari tha se ishte në një dhomë tjetër kur dëgjoi një zhurmë dhe e gjeti vajzën e vogël pa ndjenja.

8 Qershor 2025, 17:16 Nga N.F
Dhunoi për vdekje 2-vjeçaren/ Dënohet me burgim të
Autori dhe viktima

SHBA- 27-vjeçari, Travis Ray Thompson u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e 2-vjeçares,  Jacqueline Swingle. Vogëlushja u vra në maj 2022. Sipas dokumenteve të gjykatës, 27-vjeçari kreu vrasjen një javë pasi nëna e 2-vjeçares i tha se donte divorc.

Raporti mjeko-ligjor dokumentoi rrahjen e egër të 2-vjeçares nga 27-vjeçari, i cili u përpoq ta përkulte aq shumë sa i theu shtyllën kurrizore. Nëna e vajzës e kishte lënë atë me Thompson në mëngjesin fatal për të shkuar në punë.

Njëzet e pesë minuta pasi ajo u largua, Thompson e telefonoi dhe i tha: "Diçka nuk shkon". Kur nëna e vogëlushes Jacqueline mbërriti në shtëpi, ajo ishte pa ndjenja dhe kishte një puls shumë të dobët.

Mjekët në spitalin ku u dërgua 2-vjeçarja njoftuan autoritetet për abuzim të mundshëm me fëmijë. Kur u pyet në atë kohë, 27-vjeçari tha se ishte në një dhomë tjetër kur dëgjoi një zhurmë dhe e gjeti vajzën e vogël pa ndjenja. Hetimi i mjekut ligjor zbuloi se shtylla kurrizore e 2-vjeçares ishte e thyer dhe ajo kishte pësuar gjakderdhje të brendshme të gjerë.

"Ky përbindësh i vodhi jetën një fëmije të pafajshme dhe sot drejtësia ka vendosur që ai nuk do të lirohet më kurrë. Dënimet me burgim të përjetshëm janë shumë të mira për diçka kaq të keqe", tha prokurori i gjykatës.

vrasje ne shba

Sondazh

Poll