8 Qershor 2025, 13:38
Nga r.ll
albin kurti
PRISHTINË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar sot rezultatin e ndeshjes së futbollit mes Shqipërisë dhe Serbisë që u luajt dje në stadiumin "Arena Kombëtare". Në postimin e tij në Facebook, Kurti shkruan se me pak më shumë fat në fund të pjesës, Shqipëria mund të kishte fituar 3 pikë.
Më tej shprehet se barazimi i la të pakënaqur me rezultatin, por jo me kombëtaren, e cila sipas tij luajti më mirë se kundërshtari. Kurti shpreh besimin se në fund të kualifikimeve, Shqipëria do të triumfojë.
POSTIMI I PLOTË:
Pritjet ishin të mëdha, vëmendja gjithashtu! Me pak më shumë fat në fund të pjesës së parë, mund të kishim marrë të tri pikët nga ndeshja. Andaj, barazimi na la të pakënaqur me rezultatin, por jo me kombëtaren, e cila luajti më mirë se kundërshtari i saj. Në fund të këtyre kualifikimeve jemi të bindur se Shqipëria do të triumfojë.
Ndeshja e luajtur mbrëmjen e djeshme në stadiumin "Arena Kombëtare" përfundoi pa asnjë gol të shënuar. Sfida nisi mirë për kombëtaren shqiptare, ku u fitua dhe një penallti nga Elseid Hysaj. Por festa për goditjen e penalltisë së fituar nga Hysaj, zgjati shumë pak, pasi topi i gjuajtur nga Rey Manaj u ndal nga portieri serb. Pjesa e dytë nisi po ashtu me disa raste për gol, por asnjë prej tyre të finalizuar. Raste ka pasur dhe nga kombëtarja serbe, por Strakosha nuk gaboi me ruajtjen e portës shqiptare.
Ndeshja e djeshme është e vlefshme për eleminatorët e Botërorit 2026. Shqipëria dhe Serbia janë pjesë e Grupit K për ndeshjet kualifikuese në Kampionatin Botëror 2026, së bashku me Letoninë, Andorrën dhe Anglinë. Aktualisht, Shqipëria ka 4 pikë dhe është e dyta në këtë grup, ndërkaq Serbia mori sot pikën e vetme. E gjithë Tirana është blinduar, për shkak të rëndësisë së madhe që ka kjo ndeshje dhe për shkak të historisë së ndeshjeve të kaluara me Serbinë.
albin kurti ndeshja shqiperi-serbi
Politike
8 Qershor 2025, 12:17
r.ll
dorian teliti
TIRANË- Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD dhe njëkohësisht Nënkryetar i Kësh...
Politike
8 Qershor 2025, 11:29
E. D
Brunila Haxhiu
TIRANË- Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme e Partisë së Lirisë Brunila Haxhiu, ka delaruar se kriza...
Politike
8 Qershor 2025, 11:17
r.ll
foto nga stadiumi
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndarë sot në rrjetet sociale një video ku shihet një...
Politike
7 Qershor 2025, 17:24
E. D
pamje nga vendngjarja
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas djegies së mbeturinave në Vlorë. Përme...
Politike
7 Qershor 2025, 14:07
r.ll
belind këlliçi
TIRANË-Deputeti i zgjedhur i PD-së, Belind Këlliçi, ka reaguar për përballjen e kryetares në...
Politike
7 Qershor 2025, 13:57
M.B
Blendi Gonxhja
TIRANA- Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacioni Blendi Gonxhja ka reaguar sërish pas vendimit për restau...
Politike
7 Qershor 2025, 13:50
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku ...
Politike
7 Qershor 2025, 13:28
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot takimet e zhvilluara në Bruksel përbëjnë vetëm...
Politike
7 Qershor 2025, 13:22
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku ...
Politike
7 Qershor 2025, 13:20
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën e sotme për gazetarët nga selia blu i ka uru...