Politike

VIDEO/ Policia nxorri tifozin nga stadiumi, Berisha: As në Beograd nuk ndodh kjo, u largua vetëm se mbante bluzë me mbishkrimin UÇK

Kryedemokrati e ka cilësuar këtë si akt të shëmtuar antidemokratik, që sipas tij nuk ndodh as në Beograd. 

8 Qershor 2025, 11:17 Nga r.ll
VIDEO/ Policia nxorri tifozin nga stadiumi, Berisha: As në Beograd nuk
foto nga stadiumi

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndarë sot në rrjetet sociale një video ku shihet një tifoz duke u nxjerr nga stadiumi nga forcat e policisë.

Berisha ka ndarë dhe mesazhin e tifozit që i kishte dërguar pamjet dhe shprehej se nxjerrja nga stadiumi u bë vetëm sepse djali mbante veshur një bluzë me mbishkrimin UÇK. Ndërkohë kryedemokrati e ka cilësuar këtë si akt të shëmtuar antidemokratik, që sipas tij nuk ndodh as në Beograd. 

POSTIMI I BERISHËS:

As në Beograd nuk ndodh!E nxjerrin tifozin nga stadiumi se kishte një bluze me stampë të UÇK!
Dënoj me neveri një akt të tillë të shëmtuar antidemokratik prej vasali të Edi Ramës dhe narko-regjimit të tij!

Lexoni mesazhin dhe videon e tifozit dixhital!

Mirëmëngjesi Dr.Sali Berisha!Një tifoz u largua mbrëmë nga policia e Shqipërisë vetëm sepse mbante një maicë me mbishkrimin UÇK.Dhe kjo nuk ndodhi në ndonjë vend të huaj, por në zemër të Shqipërisë, nga policia shqiptare, nën qeverisjen e Edi Ramës!

sali berisha

Sondazh

Poll