Politike

Berisha: Takimet në Bruksel janë vetëm fillimi, krijuan një tërmet të madh në narkoshtetin e Ramës

Ai u shpreh se procesi do të vijojë me përfshirjen e institucioneve ndërkombëtare, qeverive të vendeve mike dhe vetë shqiptarëve, në përpjekjet për rikthimin e votës së lirë në vend.

7 Qershor 2025, 13:28 Nga r.ll
Berisha: Takimet në Bruksel janë vetëm fillimi, krijuan një
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot takimet e zhvilluara në Bruksel përbëjnë vetëm fillimin e një procesi të rëndësishëm. Sipas Berishës, këto takime shkaktuan një “tërmet të madh” në atë që ai e quan "narkoshteti i Edi Ramës".

Më tej u shpreh se procesi do të vijojë me përfshirjen e institucioneve ndërkombëtare, qeverive të vendeve mike dhe vetë shqiptarëve, në përpjekjet për rikthimin e votës së lirë në vend.

"Gjithçka është në vazhdim. Natyrisht Brukseli ishte dhe duhet të ishte, stacioni i parë dhe unë mendoj se, ato dy ditë në Bruksel krijuan një tërmet të madh në narkoshtetin, falangat e tij. Kjo do të vazhdojë me të gjitha institucionet ndërkombëtare, do vazhdojë me të gjitha qeveritë e vendeve mike, do vazhdojë më pas me shqiptarët, për rikthimin e votës së lirë.", u shpreh Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll