Politike

Sfida me Serbinë/ "I uroj sukses dhe fitore Kombëtares sonë", Berisha: Ata që me zemër janë me Vuçiç të mos shkojnë në atë ndeshje

Ndeshja Shqipëri-Serbi, që luhet për Kupën e Botës 2026, do të zhvillohet sonte, në orën 20:45, në stadiumin “Arena Kombëtare”, Tiranë.

7 Qershor 2025, 13:20 Nga r.ll
Sfida me Serbinë/ "I uroj sukses dhe fitore Kombëtares
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën e sotme për gazetarët nga selia blu i ka uruar fitoren Kombëtares shqiptare në ndeshjen me Serbinë.

Berisha tha se do ta ndjekë ndeshjen, ndërsa shtoi se ata që me shpirt e zemër janë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç mos të shkojnë në atë ndeshje.  

"I uroj nga zemra sukses dhe fitore Kombëtares sonë, uroj një ndeshje në kulmin e futbollit. Do ta ndjek. Uroj që ata që me shpirt e zemër janë me Vuçiçin të mos shkojnë në atë ndeshje”, tha Berisha.

Ndeshja Shqipëri-Serbi, që luhet për Kupën e Botës 2026, do të zhvillohet sonte, në orën 20:45, në stadiumin “Arena Kombëtare”, Tiranë.

ndeshja shqiperi-serbi sali berisha

Sondazh

Poll