Politike

Debati për Spaçin/ Berisha: Përpjekje e Ramës për të mbyllur me suva dhe me bojëra, gjëmë e tmerrshme që ka ndodhur atje

Ai shtoi se Rama mendon se me suva do mund të shuajë veprën e "etërve të tij barbarë".

7 Qershor 2025, 12:56 Nga M.B
Debati për Spaçin/ Berisha: Përpjekje e Ramës për
Sali Berisha

TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku komentoi edhe debatet e nxitura nga rikonstruksionet në godinat e burgut të Spaçit. Berisha tha se përpjekja e kryeministrit Edi Rama për të mbyllur me suva dhe me bojëra është gjëma më e tmerrshme që ka ndodhur atje. Ai shtoi se Rama mendon se me suva do mund të shuajë veprën e "etërve të tij barbarë".

Pjesë nga fjala e Berishës:

Është indirekt përdorimi i një preteksti për të shuar gjurmët, për të mbrojtur xhelatët e diktaturës. Është një shkelmin për së dyti, i asaj i atij kalvari që ka ndodhur në atë kamp dhe Edi Rama mendon se me suva do mund të shuajë veprën e etërve të tij barbarë.

Është thjesht përpjekje e Edi Ramës për të mbyllur me suva dhe me bojëra, gjëmën e tmerrshme që ka ndodhur në atë kamp, ndaj qindra dhe mijëra shqiptarëve. Është dëshmi tjetër se, si ky pasardhës i një xhelati të diktaturës komuniste, përpiqet që të zvogëlojë aktet çnjerëzore të atij regjimi që ky e quajti; ana e drejtë e historisë.

sali berisha

Sondazh

Poll