Aktualitet

VIDEO/ Turisti gjerman dëmton këmbën gjatë eksplorimit në Valbonë, 68-vjeçari dërgohet në spital për ndihmën mjekësore

Bëhet e ditur se 68-vjeçari ishte dëmtuar në këmbë pasi ishte rrëzuar gjatë ecjes.

7 Qershor 2025, 16:58 Nga E. D
VIDEO/ Turisti gjerman dëmton këmbën gjatë eksplorimit
pamje nga vendngjarja

VALBONË- Një turist gjerman ka pësuar një aksident sot në Valbonë, teksa ishte duke eksploruar zonën e quajtur 'Maja e Rosit'. Bëhet e ditur se 68-vjeçari ishte dëmtuar në këmbë pasi ishte rrëzuar gjatë ecjes. Pas dy orësh kërkimesh, policia lokalizoi dhe gjeti turistin 68-vjeçar. Ai u transportua nga policia bashkë me ambulancën drejt Spitalit të Tropojës. Sipas mjekëve, turistit i është dhënë ndihma e nevojshme dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Njoftimi i policisë

Rreth orës 13:15, Salla Operative e Komisariatit të Policisë Tropojë ka marrë njoftim se në vendin quajtur “Maja e Rosit”, Valbonë, një shtetas gjerman(turist) duke eksploruar aplet e Valbonës ishte rrëzuar dhe për pasojë kishte dëmtuar këmbën.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë së bashku me ekipin mjekësor të spitalit të Tropojës, janë nisur drejt adresës së dhënë.

Pas dy orësh kërkimesh shërbimet e Policisë, lokalizuan turistin gjerman 68 vjeçar, i cili u transportua nga shërbimet e Policisë deri në rrugën e makinave dhe më pas u transportua drejt spitalit me autoambulancë.

Turisti ndodhet në Spitalin e Tropojë, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës është e angazhuar maksimalisht në përmbushje të detyrave për garantimin e rendit dhe sigurisë, parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive dhe në ndihmë të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve në rast nevoje.

policia e torpojes

Sondazh

Poll