Aktualitet

Kokainë, hashash, ekstazi dhe MDMA në makina/ Çmontohet grupi i drogës në Lezhë, dy persona të arrestuar dhe 12 të tjerë nën akuzë

Sipas informacioneve dy persona janë arrestuar, ndërsa 12 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë pas shoqërimit dhe marrjes në pyetje.

7 Qershor 2025, 15:22 Nga E. D
Kokainë, hashash, ekstazi dhe MDMA në makina/ Çmontohet grupi i
pamje nga arrestimi

LEZHË- Një grup të rinjsh që dyshohet se janë të përshirë në prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike të forta, është goditur nga Policia e lezhës gjatë një aksioni të zhvilluar orët e fundit. Sipas informacioneve dy persona janë arrestuar, ndërsa 12 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë pas shoqërimit dhe marrjes në pyetje.

Gjithashtu bëhet e ditur se gjatë kontrollit fizik dhe të automjeteve me të cilat lëviznin anëtarët e grupit, janë gjetur dhe sekuestruar lëndë narkotike, kanabis, ekstazi, kokainë dhe MDMA. Ndërkohë hetimet e mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë E J., 25 vjeç, dhe E S, 32 vjeç, dhe nisën procedimin penal në gjendje të lirë për; A D., 24 vjeç, S G., 35 vjeç, B M., 22 vjeç, C. U., 36 vjeç, A. T., 22 vjeç, F G., 24 vjeç, S R., 28 vjeç, K Z., 28 vjeç, D. K., 38 vjeç, E. S., 30 vjeç, F. A., 35 vjeç dhe S. A., 34 vjeç.

poolicia e lezhes

Sondazh

Poll