Aktualitet

VIDEO/ Zjarri në fushën e mbetjeve, tymi i zi mbulon Vlorën, ja pamjet nga disa kënde të qytetit

Në pamjet e siguruara paraqitet tymit i zi që ka mbuluar zonën dhe flakët që kanë përfshirë mbeturinat.

7 Qershor 2025, 14:46 Nga M.B
VIDEO/ Zjarri në fushën e mbetjeve, tymi i zi mbulon Vlorën, ja
Foto nga vendi i ngjarjes

VLORA- Fusha e mbetjeve në qytetin e Vlorës është përfshirë sërish nga flakët ditën e sotme Në pamjet e siguruara paraqitet tymit i zi që ka mbuluar zonën dhe flakët që kanë përfshirë mbeturinat.

 


Në vendngjarje mësohet se kanë shkuar forcat zjarrfikëse që po punojnë për shuarjen e flakëve. Në fakt, kjo situatë përsëritet gati çdo vit në nisje ose në mes të sezonit turistik.

 


Edhe pse zjarri nuk ka marrë përmasa të mëdha dhe po tentohet të izolohet, sipas informacioneve, dyshojnë se është një zjarr i qëllimshëm. Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha ka reaguar lidhur me zjarrin masiv që ka përshirë për herë të disatë fushën e mbetjeve në Vlorës. 

 


Përmes një postimi në Facebook, Dredha shprehet se si pasojë e një ngjarje të përsëritur bashkia në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka bërë kallëzim penal për të gjitha hallkat që duhet të monitorojnë dhe kujdesen që ngjarje të tilla të mos ndodhin më, përfshi edhe institucionet që varen nga bashkia.

 


Ai thotë se janë marrë masat e menjëhershme për shuarjen e zjarrit dhe mospërsëritjen e kësaj ngjarje të shëmtuar.

djegja e mbetjeve ne vlore

Sondazh

Poll