7 Qershor 2025, 10:20
Nga M.B
Genta Vangjeli
TIRANA- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike Genta Vangjeli, ka bërë një deklaratë ku tha se Presidenca dhe Shkolla e Magjistraturës janë përfshirë në procesin zgjedhor. Vangjeli tha se Presidenca vendosi në dispozicion të PS-së kabinetin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Ajo shtoi se kjo ishte arsyeja që në datën 30 Maj, Grupi Parlamentar i PD paraqiti kërkesën e tij drejtuar Presidentit për mosndërhyrje të Institucionit të Presidentit të Republikës në procesin zgjedhor dhe ruajtjen e neutralitetit politik nga ana e këtij institucioni.
Sipas saj, kjo kërkesë lidhej me emrin e Ilirjan Rusmali, pjesë e kabinetit të Presidentit Begaj, i cili mban njëherazi detyrën e anëtarit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, duke sjellë si pasojë shkeljen e dispozitave ligjore nëpërmjet cenimit të parimit të neutralitetit politik dhe përfaqësimit të unitetit të popullit.
Gjithashtu Vangjeli tha se Shkolla e Magjistraturës ka vënë në dispozicion të Partisë studentët e saj. Demokratja tha se kandidatja për gjyqtare sipas listës përfundimtare të publikuar në 13 Maj nga këshilli drejtues i shkollës së magjistraturës, Shila Vital Ballhysa, rezulton njëherësh përfaqësuese e PS në KQZ (eksperte e komisionit të reformës zgjedhore për PS).
Vangjeli tha se Partia Demokratike kërkon me urgjencë nga Presidenti i Republikës dhe Shkolla e Magjistraturës të distancohen me veprime konkrete nga këto paligjshmëri në të kundërt, mosveprimi i tyre, sipas saj, dëshmon se përzierja e PS me strukturat që prezumohen të jenë të paanshme në vlerësimin e procesit zgjedhor sjell si pasojë vetëm farsa elektorale.
Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:
Presidenca vendosi në dispozicion të partisë – shtet kabinetin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Kjo ishte arsyeja që në datën 30 Maj, Grupi Parlamentar i PD paraqiti kërkesën e tij drejtuar Presidentit për mosndërhyrje të Institucionit të Presidentit të Republikës në procesin zgjedhor dhe ruajtjen e neutralitetit politik nga ana e këtij institucioni.
Kjo kërkesë lidhej me emrin e Ilirjan Rusmali, pjesë e kabinetit të Presidentit Begaj, i cili mban njëherazi detyrën e anëtarit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, duke sjellë si pasojë shkeljen e dispozitave ligjore nëpërmjet cenimit të parimit të neutralitetit politik dhe përfaqësimit të unitetit të popullit.

Përjashtimi i Rusmalit nga shqyrtimi i kërkesës ankimore, ka qenë objekti i kërkesës së PD -ASHM në datën 2 Qershor duke arsyetuar sjelljen dhe vendimmarrjet e tij në cilësinë e anëtarit të KAS-it haptazi kundër palës ankuese, subjektit zgjedhor ‘Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore’, dhe përfaqësuesve të saj ligjor, duke krijuar arsye serioze për njëanshmëri, në mbështetje të nenit 42, pika 2, të Kushtetutës, nenit 6, pika 1, të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, nenit 30 të Kodit të Procedurave Administrative, si dhe nenit 135 të Kodit Zgjedhor.
Kërkesa e mësipërme sigurisht u rrëzua nga KAS duke mos pranuar përjashtimin e Rusmaliׅ.



Nga ana tjetër, Shkolla e Magjistraturës ka vënë në dispozicion të Partisë studentët e saj, kështu kandidatja për gjyqtare sipas listës përfundimtare të publikuar në 13 Maj nga këshilli drejtues i shkollës së magjistraturës zonja Shila Vital Ballhysa, rezulton njëherësh përfaqësuese e PS në KQZ (eksperte e komisionit të reformës zgjedhore për PS).
Partia Demokratike kërkon me urgjencë nga Presidenti i Republikës dhe Shkolla e Magjistraturës të distancohen me veprime konkrete nga këto paligjshmëri në të kundërt, mosveprimi i tyre dëshmon se përzierja e PS me strukturat që prezumohen të jenë të paanshme në vlerësimin e procesit zgjedhor sjell si pasojë vetëm farsa elektorale si ajo e 11 Majit 2025, përshkruar më së miri në Raportin Paraprak të OSBE/ODIHR.
genta vangjeli
Politike
7 Qershor 2025, 10:02
r.ll
pamje nga perplasja
TIRANË- Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka reaguar për përballjen e kryetares në detyr&e...
Politike
7 Qershor 2025, 08:21
M.B
Foto nga stërvitja
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamjet nga Forcat e Armatosura që vijojnë st...
Politike
7 Qershor 2025, 08:06
M.B
Kuvendi i Kosovës
KOSOVA- Kuvendi i Deputetët e zgjedhur në Kosovë do të tentojnë sërish t’i japin fund ng&eu...
Politike
7 Qershor 2025, 07:45
M.B
Grupi i Grave Deputete gjatë një ngjarjeje të organizuar më 2024 kundër dhunës ndaj grave në politikë.
KOSOVA- ...
Politike
6 Qershor 2025, 22:02
Vladimir Karaj
Foto ilustruese
TIRANA- Gjatë garës elektorale për një vend në Kuvendin e Shqipërisë, Ina Majko, përfaqës...
Politike
6 Qershor 2025, 21:05
M.B
Foto nga emisioni
TIRANA- Drejtuesit e institucioneve tona, të cilëve iu vihen në dispozicion, automjete bashkë me shofer, e nganj...
Politike
6 Qershor 2025, 17:26
M.B
Edi Rama
TIRANA- Nga datat 5-7 qershor, në Tiranë po zhvillohet Festivali i Arkitekturës “Bukë e zemër” që b...
Politike
6 Qershor 2025, 10:24
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në festivalin arkitekturor 'Bukë dhe Zemër' i cili po mbahet n&eum...
Politike
5 Qershor 2025, 19:41
I.A
TIRANË- Lideri i opozitës Sali Berisha foli rreth zhvillimeve të fundit në Bruksel dhe raportimeve për procesin zgjedhor në Shqi...
Politike
5 Qershor 2025, 19:37
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi sërish procesin zgjedhor të 11 majit si nj&...