Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë/ Del FOTOJA e autorit të dyshuar, dëshmia e tij: Qeni i tyre më shqetësonte, doja të vrisja atë

Mësohet se Osma ka deklaruar në polici se ka pasur konflikte të vazhdueshme me familjen Disha pasi qeni i tyre i linte pa gjumë dhe vetëm lehte.

6 Qershor 2025, 15:29 Nga M.B
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë/ Del FOTOJA e autorit të
Shpëtim Osma

RROGOZHINA- Shpëtim Osma, autori i dyshuar i plagosjes së çiftit të bashkëshortëve në fshatin Gosë të Rrogozhinës ka dhënë dëshminë e tij mbi ngjarjen para autoriteteve. Mësohet se Osma ka deklaruar në polici se ka pasur konflikte të vazhdueshme me familjen Disha pasi qeni i tyre i linte pa gjumë dhe vetëm lehte.

Ai ka thënë se kishte kërkuar disa herë të merrnin masa për këtë shqetësim që i shkaktonte qeni. Gjithashtu bëhet me dije se pasi familja Disha nuk e ka hequr qenin siç kishte kërkuar autori, ata kanë debatuar. Autori i dyshuar Osma, sipas dëshmisë, ka marrë armën për të qëlluar drejt qenit, por plumbat kapën dy bashkëshortët.

shpëtim osma

Sondazh

Poll