Aktualitet

Gara për kreun e BKH-së/ Sot përfundon afati për aplikimet, në skenë 'rikthehet' dhe Gledis Nano

Deri më tani janë paraqitur 4 kandidatura për këtë pozicion të rëndësishëm, mes tyre dhe Gledis Nano.

6 Qershor 2025, 13:09 Nga I.A
Gara për kreun e BKH-së/ Sot përfundon afati për aplikimet,
Gledis Nano

TIRANË- Afati i aplikimeve për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit përfundon ditën e sotme. Deri më tani janë paraqitur 4 kandidatura për këtë pozicion të rëndësishëm, mes tyre dhe Gledis Nano. Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë tashmë e ka dorëzuar aplikimin për këtë post. 

Aktualisht në krye të BKH-së është Aida Hajnaj, e cila e dorëzon detyrën më 31 gusht. Mandati i drejtuesit të BKH-së është pesë vjet dhe përzgjedhja e kreut të tij do të bëhet nga SPAK. Në komision janë kryeprokurori Altin Dumani dhe prokurorët Arben Kraja dhe Behar Dibra.

gledis nano bkh

Sondazh

Poll