Aktualitet

Qëlloi me armë çiftin e bashkëshortëve, vetëdorëzohet në polici Shpëtim Osma në Rrogozhinë

Mësohet se Osma është vetëdorëzuar, pas ndjekjes nga policia për disa orë.

6 Qershor 2025, 12:51 Nga I.A
Qëlloi me armë çiftin e bashkëshortëve,
Policia

RROGOZHINË- Shpëtim Osma, autori i plagosjes me armë zjarri së çiftit të bashkëshortëve Sami dhe Nadire Disha është vetëdorëzuar në polici. Mësohet se Osma është vetëdorëzuar, pas ndjekjes nga policia për disa orë.

Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka nisur për motive banale dhe është përshkallëzuar deri në përdorimin e armës nga autori, i cili është fqinj me çiftin. Ndërkohë që çifti i të plagosurve Sami dhe Nadire Disha janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. 

shpëtim osma sami disha nadire disha

Sondazh

Poll