Aktualitet

Tentoi të fuste naftë kontrabandë në Qafë Thanë, arrestohet 38-vjeçari

Policia bën me dije se i arrestuari akuzohet për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”.

6 Qershor 2025, 14:05 Nga N.F
Tentoi të fuste naftë kontrabandë në Qafë Thanë,
Foto

QAFË THANË- Një 38-vjeçar është vënë në pranga nga policia në pikën kufitare në Qafë Thanë. Arrestimi i tij ka ardhur pasi 38-vjeçari tentoi fuste naftë kontrabandë në Qafë Thanë.

Policia bën me dije se i arrestuari akuzohet për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”. Nga ky operacion është sekuestruar sasia e naftës.

Njoftim i Policisë:

Vijojnë kontrollet intensive bazuar dhe në analizën e rriskut për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive. Goditet në PKK Qafë Thanë, një rast i tentativës për të futur naftë kontrabandë.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. Q., 38 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”.

Gjithashtu u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, sasia e naftës. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

arrestim ne qafe thane

Sondazh

Poll