Aktualitet

Mungesa e mbështetjes financiare/ Profesionistët e rinj kërkojnë mundësi jashtë tregut shqiptar

Ky është dhe rasti i Adriatik Berishës, një i ri me profesion elektriçisit i cili pavarësisht punës së shumtë që bën nuk merr vlerësimin që duhet.

11 Dhjetor 2024, 15:07 Nga I.A
Mungesa e mbështetjes financiare/ Profesionistët e rinj
Adriatik Berisha

TIRANË- Një vakuum i madh është duke u krijuar në Shqipëri për shkak të mungesës së profesionistëve në vend. Kjo për shkak se edhe pse janë të paktë të rinjtë që vazhdojnë shkollat profesionale në vend, ata nuk vlerësohen sa duhet.

Ky është dhe rasti i Adriatik Berishës, një i ri me profesion elektriçisit i cili pavarësisht punës së shumtë që bën nuk merr vlerësimin që duhet. Adriatiku është një elektriçist shumë i mirë që vlerësohet profesionalisht por jo aq sa duhet financiarisht. Dhe për këtë arsye ai po mendon mundësinë e largimit nga vendi ynë. 

Mungesa e mbështetjes financiare/ Profesionistët e rinj
Adriatik Berisha

Por nuk është vetëm Adriatiku që po mendon largimin nga vendi për shkak të mungesës së mbështetjes financiare në vend, apo mosvlerësimit sa duhet ekonomikisht. Janë të shumtë profesionistët e rinj që po largohen nga vendi, duke krijuar një boshllëk të madh në shumë fusha të punës dhe profesione në Shqipëri. 

adriatik berisha

Sondazh

Poll