Aktualitet

Sekuestrohen pasuri me vlerë 500 mijë euro në Kamëz, i përkasin një të dënuari në Britani për kultivim të bimëve narkotike

Pasuritë e sekuestruara janë: 1 objekt banimi, 2 automjete të tipeve “Jeep” dhe “Opel Corsa” dhe 1 aktivitet tregtar me objekt blerjen, shitjen dhe riparimin e automjeteve.

5 Qershor 2025, 14:12 Nga r.ll
Sekuestrohen pasuri me vlerë 500 mijë euro në Kamëz, i
foto ilustruese

TIRANË- Pasuri me vlerë 500 mijë euro janw sekuestruar në Kamëz. Sipas informacioneve, pasuritë ishin në pronësi të një të dënuari në Britaninë e Madhe, për kultivim të bimëve narkotike me llamba.

Pasuritë e sekuestruara janë: 1 objekt banimi, 2 automjete të tipeve “Jeep” dhe “Opel Corsa” dhe 1 aktivitet tregtar me objekt blerjen, shitjen dhe riparimin e automjeteve. Gjithashtu bëhet me dije se vijon puna për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që kanë burim veprimtarinë kriminale të këtij shtetasi.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Source”.

Sekuestrohen pasuri me vlerë rreth 500 000 euro, në pronësi të një shtetasi të dënuar në Mbretëri të Bashkuar, për kultivim të bimëve narkotike, me llamba.

Si rezultat i hetimeve të ndjekura nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Prokuroria e Tiranës, në bazë të një procedimi të regjistruar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”, u finalizua operacioni “Source”.

Në kuadër të operacionit, u ekzekutua vendimi për sekuestrimin e pasurive të shtetasit B. Ll. (të dënuar në Mbretëri të Bashkuar, për kultivim të bimëve narkotike, në ambient të mbyllur) dhe të familjarëve të tij.

Pasuritë e sekuestruara, me vlerë rreth 500 000 euro, që ndodhen në Kamzë, janë:

-1 objekt banimi;

-2 automjete të tipeve “Jeep” dhe “Opel Corsa”;

-1 aktivitet tregtar me objekt blerjen, shitjen dhe riparimin e automjeteve.

Vijon puna për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që kanë burim veprimtarinë kriminale të këtij shtetasi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

policia e tiranes

Sondazh

Poll