Aktualitet

"Kisha sistemin TIMS që kontrolloja gjithë ato që doja", Alibej: Kam bërë vetë hetuesin për vrasjen e familjarëve të mi, nuk kisha besim te drejtësia në Elbasan

Ndërkohë ka theksuar se Suel Çelën e kishte gjithë kohën në vëmendje.

5 Qershor 2025, 12:18 Nga r.ll
"Kisha sistemin TIMS që kontrolloja gjithë ato që
erjon alibej

TIRANË- I penduari i drejtësisë, Erjon Alibej ka deklaruar në seancën e sotme në GJKKO se kishte kontroll të plotë në sistemin TIMS dhe kontrollonte hyrjet dhe daljet e të gjithë atyre që donte, ku përmendi Çopjat, Qosja, Dumanin. 

Ai tha se po punonte për të mbledhur informacion lidhur me vrasësit e familjarëve të tij. Për këtë, Alibej deklaroi se nuk kishte besim te drejtësia në Elbasan. Ndërkohë ka theksuar se Suel Çelën e kishte gjithë kohën në vëmendje.

PJESË NGA DËSHMIA:

Ardian Çollaku donte të lidhte kontakte. Prej tij unë kam marrë vesh për herë të parë se kush ishte Dashnor Dumani. Ai më tregoi se vëllai i tij kishte grabitur një kambist në lagjen Kala. Unë kisha sistemin TIMS që kontrolloja gjithë çka doja. Të gjithë këta emrat nisa t’i identifikoj. I kisha me foto dhe gjithë hyrje daljet e tyre. Të gjithë, nga Çopjat, Qosja, Dumanin.

Po grumbulloja shumë informacion. Jo se po harroja Suel Çelën. Ai kujtonte se më kishte lënë në gjumë, por unë nuk kam fjetur asnjëherë të vetme. Madje, mendoj se unë e kam lënë Suel Çelën në gjumë. Unë po humbja besimin tek institucionet e drejtësisë në Elbasan.

Mësoj se Abedin Mama ka bërë një takim në Elbasan me Ardi Veliun dhe Tonin Vocajn. Kjo m’u përputh edhe me ndërrimin e drejtorëve. E mora si informacion. Ndërkohë kërkoja për ekzekutorët e familjarëve të mi. E kam bërë vetë hetuesin, prokurorin, gjyqtarin. I kam vënë në dispozicion drejtësisë të gjitha informacionet e mia.

Pasi jam vetëdorëzuar, i pari që kam informuar ka qenë Leonard Palushi. Në paraburgim me vjen prokurori, që më akuzonte për Xhoni Rustën, Ridvan Suka. I tregova gjithë çfarë dija, pasi ai kishte edhe hetimin e vrasjes së familjarëve të mi. Unë nuk doja ti hyja luftës, pasi kisha shumë familje që i kishin të gjithë sytë tek unë.

erjon alibej

Sondazh

Poll