Aktualitet

Ambasada amerikane në Tiranë përditëson sistemin e takimeve për viza: Mund të caktoni dhe përshtatni takimet tuaja përmes platformës së re!

Ky ndryshim synon të përmirësojë përvojën e aplikantëve, duke ofruar më shumë fleksibilitet dhe lehtësi në procesin e prenotimit apo ndryshimit të datës së intervistës.

5 Qershor 2025, 13:30 Nga N.F
Ambasada amerikane në Tiranë përditëson sistemin e takimeve
Foto

TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar zyrtarisht përditësimin e sistemit të saj të takimeve për viza. Ambasada bëri me dije se tashmë aplikantët mund të caktojnë dhe të përshtatin takimet e tyre për vizë nëpërmjet platformës së re elektronike.

Ky ndryshim synon të përmirësojë përvojën e aplikantëve, duke ofruar më shumë fleksibilitet dhe lehtësi në procesin e prenotimit apo ndryshimit të datës së intervistës.

“Ambasada e ShBA në Tiranë ka përditësuar zyrtarisht sistemin e saj të takimeve për viza! Tani mund të caktoni dhe përshtatni takimet tuaja për vizë përmes platformës së re.
Ruani linkun: https://ëëë.ustraveldocs.com/al/sq/?  Video shpjeguese se si të plotësoni aplikimin:  https://bit.ly/4lfcAJL, thuhet në postim.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by U.S. Embassy Tirana (@usembassytirana)

ambasada amerikane viza

Sondazh

Poll