5 Qershor 2025, 12:07
Nga N.F
Spahiu
TIRANË- Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka bërë më dije se Kurban Bajrami do të falet mëngjesin e nesërm më 6 qershor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. KMSH ka zbuluar edhe programin e këtij kremtimi, që nis që nga ora 05:45 e mëngjesit. Në orën 06:15 do të jëtë falja e Namazit që do e drejtojë kreu i Komunitetit, Bujar Spahiu.
KMSH nënvizon gjithashtu se edhe pritjet tradicionale do nisin nga ora 09:00 dhe zgjasin deri në mesditë. Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, shprehu urimet më të përzemërta për të gjithë shqiptarët me rastin e festës së Kurban Bajramit. Ai ka bërë thirrje që të kthejmë sytë nga të varfit dhe ata që kanë më pak.
“Të nderuar motra e vëllezër me rastin e festës së Kurban Bajramit, ju përcjell urimet e mia më të përzemërta për shëndet, paqe dhe mëshirë në familjet tuaja. Kurbani nuk është thjesht një akt simbolik, por një shprehje e përkushtimit dhe bindjes së njerëzve ndaj Krijuesit të Gjithësisë. Ai lidhet drejtpërdrejtë me një prej tregimeve më madhështore të Shpalljes Hyjnore në Kuranin Famëlartë, historinë e Pejgamberit Ibrahim alehi Selam dhe sakrificës së tij sublime për të çuar në vend premtimin e dhënë.
Kurani na mëson se te Zoti nuk arrin as mishi as gjaku, pra nuk është ky qëllimi i Kurbanit, por devotshmëria dhe qëllimi i pastër i zemrës. Le të jetë kjo festë një mundësi, për të thelluar lidhjen tonë me krijuesin, për të forcuar lidhjet me njeri tjetrin dhe për të ndarë me ata që kanë më pak.
Le të mos harrojmë të varfrit, fqinjët dhe të afërmit siç na mëson tradita profetike, sepse vetëm përmes ndarjes dhe solidaritetit shfaqim vlerat më të larta të fesë sonë. Në emrin tim dhe Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, ju uroj nga zemra Gëzuar Kurban Bajramin. Zoti e begatoftë popullin tonë dhe udhëzoftë njerëzimin drejt paqes dhe mëshirës”, u shpreh ai.
Njoftimi:
PROGRAMI I PLOTË I FALJES SË KURBAN BAJRAMIT:
“05:45 – Hapja e programit, z. Ejup Lila
05:50 – Lexim Kurani, Hafiz Enes Hyka
05:55 – Fjala përshëndetëse e Kryetarit të KMSH-së, H. Bujar Spahiu
06:05 – Ligjëratë nga nënkryetari i KMSH-së, z. Taulant Bica
06:15 – Falja e namazit të Bajramit, prin Kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu
06:20 – Hutbeja e Bajramit nga imami i xhamisë “Et’hem Bej”, z. Elton Karaj
Gjithashtu ju bëjmë me dije se pritjet tradicionale me rastin e festës së Kurban Bajramit do të zhvillohen në selinë e KMSH-së, nga ora 09:00 deri në orën 12:00. Bashkëngjitur do të gjeni programin e plotë dhe planimetrinë e ndarjes së faljes për burra dhe gra. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ju uron të gjithë shqiptarëve, Gëzuar Kurban Bajramin.
kmsh kurban bajrami bujar spahiu
Aktualitet
5 Qershor 2025, 11:47
r.ll
erjon alibej
TIRANË- Seanca për "Plumbin e Artë" vijon në Gjykatën e Posaçme. Edhe në seancën e sotme, i penduari...
Aktualitet
5 Qershor 2025, 11:32
N.F
Ferma e karantinuar
SHKODËR- Drejtori i Përgjithshëm i Sherbimit Veterinar në Shkodër, Sulejman Kullolli ka folur në lidhje m...
Aktualitet
5 Qershor 2025, 11:15
r.ll
pamje nga air albania
TIRANË- Masat e rrepta të sigurisë që do të zbatohen për mbarëvajtjen e sfidës Shqip&eum...
Aktualitet
5 Qershor 2025, 10:28
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Tre persona janë vendosur në pranga pasi kanë shitur bileta për ndeshjen Shqipëri-Serbi me çmi...
Aktualitet
5 Qershor 2025, 10:20
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Seanca gjyqësore për çështjen e Dosjes 5D është shtyrë për shkak të mosformimit...
Aktualitet
5 Qershor 2025, 09:43
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Një 35-vjeçar me origjinë nga Kosova ka ndërruar jetë në vendin e punes, pasi ra në ...
Aktualitet
5 Qershor 2025, 09:39
r.ll
foto ilustruese
FIER- Dy vëllezër janë arrestuar në Fier, pasi kultivonin kanabis dhe posedonin armë zjarri. Në pranga j...
Aktualitet
5 Qershor 2025, 09:05
Elton Qyno
dritan rexhepi
TIRANË- Dy dosje penale të rregjistruara në prokurorinë e posaçme SPAK, kanë vënë në fokus t&...
Aktualitet
5 Qershor 2025, 08:54
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Tiranë. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata dyshoh...
Aktualitet
5 Qershor 2025, 07:51
N.F
Foto ilustruese
FIER- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në aksin Fier–Seman. Aksidenti ka...