Aktualitet

Shitën bileta për ndeshjen “Shqipëri-Serbi” me çmime më të lartë në treg të zi, arrestohen 3 persona në Tiranë, procedohen 2 të tjerë

Policia bën me dije se të arrestuarit i shisnin biletat në instagram.

5 Qershor 2025, 10:28 Nga N.F
Shitën bileta për ndeshjen “Shqipëri-Serbi” me
Foto ilustruese

TIRANË- Tre persona janë vendosur në pranga pasi kanë shitur bileta për ndeshjen Shqipëri-Serbi me çmime disa herë më të lartë se ai i përcaktuar nga FSHF-ja. Policia bën me dije se të arrestuarit i shisnin biletat në instagram.

Në lidhje me këtë operacion janë proceduar edhe dy persona të tjerë. Të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Manipulimi i tregut” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Njoftimi:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Attention”. Shitën në Instagram, bileta për ndeshjen “Shqipëri–Serbi”, me çmim disa herë më të lartë se ai i përcaktuar nga FShF-ja, arrestohen 3 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2.

Si rezultat i sigurimit të informacionit se në një llogari në rrjetin social “Instagram”, shiteshin bileta për ndeshjen e futbollit “Shqipëri–Serbi”, me çmim disa herë më të lartë se ai i përcaktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin “Attention”.

Në kuadër të operacionit, u identifikuan autorët e dyshuar të rastit, shtetasit L. M., 34 vjeç, A. T., 23 vjeç dhe I. L., 24 vjeç, të cilët u vunë në pranga, si dhe shtetasi E. Sh., 25 vjeç dhe një 16-vjeçar, për të cilët filloi procedimi në gjendje të lirë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Manipulimi i tregut” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

ndeshja shqiperi-serbi

Sondazh

Poll