Aktualitet

Vodhën një banesë dhe dy lokale, arrestohen dy autorët në Tiranë, në kërkim një 21-vjeçar (EMRAT)

Të arrestuarit janë identifikuar si 20-vjeçari, Enea Duçi dhe 33-vjeçari, Armando Kumani. 

5 Qershor 2025, 08:54 Nga N.F
Vodhën një banesë dhe dy lokale, arrestohen dy autorët
Foto ilustruese

TIRANË- Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Tiranë. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata dyshohet se kanë vjedhur një banesë dhe dy lokale gjatë periudhës maj-qershor. Të arrestuarit janë identifikuar si 20-vjeçari, Enea Duçi dhe 33-vjeçari, Armando Kumani. 

Ndërkohë është shpallur në kërkim 21-vjeçari, Erion Guce. Duçi dhe Guce kanë vjedhur para dhe sende me vlerë, në 1 banesë dhe në 2 lokale. Kumani dyshohet se dje ka vjedhur një shumë parash në një banesë në fshatin Arbanë.

Njoftimi i plotë:

Si rezultat i hetimeve të kryera rreth denoncimeve për vjedhje në banesa dhe në subjekte, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, mundësuan zbardhjen e autorësisë së 4 prej këtyre rasteve. Konkretisht:

-u vu në pranga shtetasi E. D., 20 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi E. G., 21 vjeç, pasi dyshohet se gjatë periudhës maj-qershor, kanë vjedhur para dhe sende me vlerë, në 1 banesë dhe në 2 lokale; -u vu në pranga shtetasi A. K., 33 vjeç, pasi dje, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një banesë në fshatin Arbanë.

Punohet për kapjen e 21-vjeçarit, si dhe për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

vjedhje ne tirane arrestohen dy te rinj per vjedhje

Sondazh

Poll