Sport

VIDEO / Liga e Kombeve, Portugalia kalon në finale eliminon Gjermaninë!

Portugalia do të luajë në finalen e Ligës së Kombeve më 8 qershor po në “Allianz Arena” me fituesin e çiftit Francë-Spanjë, ndeshje e cila do të zhvillohet nesër.

5 Qershor 2025, 00:16 Nga DOSJA
VIDEO / Liga e Kombeve, Portugalia kalon në finale eliminon

GJERMANI - Gjermania dhe Portugalia luajtën në “Allianz Arena” të Mynihut sfidën gjysmëfinale të Ligës së Kombeve. Portugalia fitoi me rezultatin 2-1, duke siguruar finalen e këtij kompeticioni. Pjesa e parë u mbyll pa gola, me gjithë rastet e krijuara si nga gjermanët, ashtu edhe nga portugezët.

Në fraksionin e dytë të lojës, shënohen tre gola. Fillimisht Florian Wirtz kalon gjermanët në avantazh në minutën e 48-të. Por më pas portugezët përmbysin shifrat. Conseisao në të 63’ barazon shifrat. Për fitoren dhe kualifikimin e Portugalisë mendon Cristiano Ronaldo, i cili shënon në minutën e 68-të pas asistim të Mendes.

Portugalia do të luajë në finalen e Ligës së Kombeve më 8 qershor po në “Allianz Arena” me fituesin e çiftit Francë-Spanjë, ndeshje e cila do të zhvillohet nesër.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll