Sport

Sfida me Serbinë/ Duka: Është ndeshje futbolli! Nëse ne arrijmë ta fitojmë këtë, kemi arritur shumë gjëra të tjera

Duka shprehet se kjo është një ndeshje futbolli, për të cilën djemtë e Kombëtarët janë të vetëdijshëm që nuk duhet të lejojnë emocionet të ndërhyjnë në mes e të arrijnë fitoren.

4 Qershor 2025, 22:57 Nga M.B
Sfida me Serbinë/ Duka: Është ndeshje futbolli! Nëse ne
Armand Duka

TIRANA- Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka folur për ndeshjen Shqipëri-Serbi, që do të luhet ditën e shtunë, më 7 qershor. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan Duka shprehet se kjo është një ndeshje futbolli, për të cilën djemtë e Kombëtarët janë të vetëdijshëm që nuk duhet të lejojnë emocionet të ndërhyjnë në mes e të arrijnë fitoren. Duke marrë parasysh historikun me Serbinë, Duka shprehet se kjo është vetëm një ndeshje futbolli, e si e tillë duhet përformuar.

I pyetur nga drejtuesi i emisionit, Blendi Fevziu, nëse trajneri i Kombëtares, Silvinjo, është i vetëdijshëm për tensionet e kësaj ndeshjeje, Duka shprehet se ai e njeh historinë dhe në një farë mënyre dhe ai e përjeton së bashku me shqiptarët emocionet.

“Gjithë çunat janë të ndërgjegjshëm që kjo është një ndeshje futbolli. Ne duhet ta luajmë, ta përformojmë si një ndeshje futbolli, e ta fitojmë sit ë tillë. Nëse ne arrijmë ta fitojmë këtë, kemi arritur shumë gjëra të tjera.

Silvinjo e njeh historinë e Shqipërisë, e njeh mentalitetin e shqiptarëve. Jeton me këtë mentalitet. Edhe ka lexuar, e ka biseduar me ne përgjatë gjithë kësaj kohe. E përjeton në një farë mënyre, ndoshta jo njësoj si ne, mbase jo njësoj si futbollistët me origjinë nga Kosova, por, e njeh realitetin”, tha Duka.

armand duka

Sondazh

Poll