De Laurentiis: "Scudetto është falë Contes. De Bruyne? E para, nga shumë blerje"...
ITALI - Si çdo vit, Napoli thirri një konferencë për shtyp për të prezantuar programin veror që grupi i Antonio C...
Në fund, ish-portieri Shehi, sot trajner, mendon që Kombëtarja jonë do të fitojë 1-0 ndaj Serbisë
DURRES - Ndeshja kundër Serbisë më 7 qershor është gjithmonë e më pranë dhe emocionet rreth kësaj përballjeje janë të ndryshme dhe kanë krijuar një konfuzion dhe mbi të gjitha një lloj presioni, për të cilin trajneri Sylvinho dhe i gjithë stafi po përpiqen maksimalisht që ta mbajnë skuadrën sa më larg dhe sa më të izoluar.
Veç historisë mes dy vendeve, precedenti i ndeshjes në Beograd në vitin 2014-të është prezent në memorien e kujtdo dhe pak ditë përpara ndeshjes po bëhet gjithmonë e më i përfolur, ndërkohë që kryefjala e atyre që ishin atje mbetet një, “të mos bëjmë si ata”. Nisur nga kjo, një nga protagonistët e atij takimi, ish-portieri Orges Shehi, sot trajner, në një intervistë për Top Channel, thekson edhe një herë faktin që lojtarët duhet të mendojnë vetëm për 3 pikët.
“Lojtarët duhet të jenë të qetë dhe duhet të zhvishen nga kjo ngarkesë, sepse i penalizon shumë, është një ndeshje që duhet interpretuar jo me doza emocionale dhe nacionale, por thjesht me emocionet e futbollit, sepse ne duam që të marrim rezultatin, që të na bëjë krenar të gjithëve dhe për të kënaqur gjithë kombin. Në fund të fundit është një ndeshje futbolli dhe unë mendoj që futbolli shërben për të ndërtuar ura, për të ulur tensione dhe për të sjellë një tjetër frymë që më tepër është miqësore.
Megjithatë mbetet shumë e vështirë të ndash të shkuarën historike nga përqendrimi vetëm tek futbolli”, shprehet Orges Shehi, ish-lojtar i Kombëtares.
“Patjetër që situate është emocionuese, si për mua që kam qenë prezent atje edhe për të tjerët dhe për të gjithë kombin. Por do t’i këshilloja që të fokusohen vetëm tek futbolli dhe jam i sigurt që edhe stafi këtë gjë i kërkon. Që atë energji që kanë mos ta shprehin me doza të mëdha negativiteti, sepse i penalizon në dhënien e maksimumit të tyre dhe dihet që skuadra jonë ka cilësi, por nëse lojtarët nuk japin të gjithë më të mirën e tyre bie rendimenti i të gjithë skuadrës”, shton ai.
Po sportivisht si vjen Shqipëria përballë Serbisë?
“Ne kemi një skuadër shumë të mirë që mund t’i përgjigjemi çdo kundërshtari, këtë e kemi treguar në vazhdimësi. Kjo është ndeshja jonë e tretë, luajtëm ndaj Anglisë dhe fituam me Andorrën, por me objektivin që ne kemi duhet që patjetër ndeshjet në shtëpi t’i fitojmë, duke patur parasysh atmosferën që krijohet në stadium me mbështetjen e tifozëve. Me cilësitë që ne kemi nuk i trembemi asnjë lloj kundërshtari edhe pse Serbia ka ekip me cilësi”, përgjigjet ai.
Një parashikim?
“Fitojmë ne 1-0”, thekson Shehi.
B.T (Dosja.al)
ITALI - Si çdo vit, Napoli thirri një konferencë për shtyp për të prezantuar programin veror që grupi i Antonio C...
TIRANE - Federata Belge e Futbollit i ka dërguar një letër falënderimi presidentit Duka dhe FSHF-së në kuadër të organiz...
BRAZIL - Santos ka filluar tashmë bisedimet me 33-vjeçarin Neymar për të provuar të rinovojë kontratën e tij...
FRANCE - Gjatë festimeve për fitoren historike të Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve, Ousmane Dembél&...
GJERMANI - Cristiano Ronaldo dëshmoi një skenë të pazakontë, por prekëse të mërkurën në mëngjes n&eu...
GJERMANI - Jonathan Tah është blerja më e fundit për Bayern Munich, të cilët vazhdojnë ta forcojnë skuadrën e tyre ...
FRANCE - Kylian Mbappé nuk ka shënuar për Francën prej gati një viti. Ishte më 25 qershor kundër P...
ARGJENTINE - Historia e Franco Mastantuonos dhe Real Madridit është shumë kurioze dhe e gjatë. Një vit më parë, dukej ...
GJERMANI - Ndërsa fanella me "100"-shin e artë është shtypur tashmë, në përgatitje për ndeshjen ndaj Portugalisë, k...
TIRANE - Ai u shpreh se kjo ndeshje është vendimtare për rrugën drejt Botërorit, dhe se nëse duhet të zgjidhte fitoren me Ser...