Santos kërkon nga Neymar për të rinovuar kontratën e tij përtej qershorit…
BRAZIL - Santos ka filluar tashmë bisedimet me 33-vjeçarin Neymar për të provuar të rinovojë kontratën e tij...
“Ekipi juaj realizoi një turne të organizuar në mënyrë profesionale, duke ofruar një platformë të përsosur për të rinjtë e Europës që të shfaqin talentin e tyre”.
TIRANE - Federata Belge e Futbollit i ka dërguar një letër falënderimi presidentit Duka dhe FSHF-së në kuadër të organizimit të suksesshëm në Shqipëri, të “Euro 2025 U-17”, ku kombëtarja e Belgjikës ishte një nga 8 ekipet pjesëmarrëse.
Në letrën e dërguar vlerësohet mikpritja e ngrohtë shqiptare dhe puna e mirë e bërë për organizimin e turneut. Më poshtë, letra e plotë, drejtuar presidentit Duka dhe FSHF-së:
I nderuar President Duka, I dashur Armand,
Në emër të gjithë Federatës Belge të Futbollit, ju shprehim urimet tona më të përzemërta për Federatën Shqiptare të Futbollit për organizimin e suksesshëm të Kampionatit Europian UEFA Euro U-17 2025.
Gjatë këtij eventi, ekipi juaj realizoi një turne të organizuar në mënyrë profesionale, duke ofruar një platformë të përsosur për të rinjtë e Europës që të shfaqin talentin e tyre.
Lojtarët tanë përfituan jashtëzakonisht shumë nga ky ambient me nivel të lartë, dhe jemi krenarë që morëm pjesë në një kompeticion kaq të mirëorganizuar dhe mbështetës.
Gjithashtu dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për mikpritjen e ngrohtë të treguar nga populli shqiptar.
Ju falënderojmë edhe një herë për përpjekjet tuaja të shkëlqyera. Ju urojmë gjithashtu shumë suksese dhe zhvillim të mëtejshëm në futbollin shqiptar dhe shpresojmë për bashkëpunime të ardhshme.
Me respekt,
Pascale Van Damme Peter Willems
President Sekretar i Përgjithshëm

B.T (Dosja.al)
BRAZIL - Santos ka filluar tashmë bisedimet me 33-vjeçarin Neymar për të provuar të rinovojë kontratën e tij...
FRANCE - Gjatë festimeve për fitoren historike të Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve, Ousmane Dembél&...
GJERMANI - Cristiano Ronaldo dëshmoi një skenë të pazakontë, por prekëse të mërkurën në mëngjes n&eu...
GJERMANI - Jonathan Tah është blerja më e fundit për Bayern Munich, të cilët vazhdojnë ta forcojnë skuadrën e tyre ...
FRANCE - Kylian Mbappé nuk ka shënuar për Francën prej gati një viti. Ishte më 25 qershor kundër P...
ARGJENTINE - Historia e Franco Mastantuonos dhe Real Madridit është shumë kurioze dhe e gjatë. Një vit më parë, dukej ...
GJERMANI - Ndërsa fanella me "100"-shin e artë është shtypur tashmë, në përgatitje për ndeshjen ndaj Portugalisë, k...
TIRANE - Ai u shpreh se kjo ndeshje është vendimtare për rrugën drejt Botërorit, dhe se nëse duhet të zgjidhte fitoren me Ser...
TIRANE - “Nuk e shikoj veten personalisht, duhet të punojmë të gjithë si grup. Ata janë një grup i mirë, por edhe ne ke...
FRANCE - Pasi u kualifikua për edicionin e parë të Kupës së Botës për Klube (14 qershor - 13 korrik) të riformatuar nga ...