Aktualitet

Ngritën plantacion droge me pajisje nga më bashkëkohoret/Arrestohet çifti shqiptarë në Spanjë! Droga sillte fitime në qindra mijëra euro (VIDEO)

Gjithashtu nga operacioni janë sekuestruar 809 bimë marihuane me peshë mbi 177 kilogramë, kurse të ndaluarit pasi dolën para gjykatës, u lanë në arrest me burg. Ndaj tyre është ngritur edhe akuza e një krimi kundër shëndetit publik dhe një tjetër për mashtrim me energjinë elektrike. Nëse droga do dilte në treg, sillte fitime në qindra mijëra euro.

4 Qershor 2025, 20:59 Nga E. D
Ngritën plantacion droge me pajisje nga më
pamje nga vendngjarja

SPANJË- Një çift shqiptarë është arrestuar nga policia spanjolle, pasi kishin ngritur një plantacion droge brenda një ferme bari me pajisje nga më bashkëkohoret. Sipas mediave vendase autoritetet kanë njoftuar se kanë shkatërruar një plantacion marijuane në Ador dhe kanë arrestuar një grua dhe një burrë, përkatësisht 22 dhe 27 vjeç, me origjinë shqiptare.

 

Gjithashtu nga operacioni janë sekuestruar 809 bimë marihuane me peshë mbi 177 kilogramë, kurse të ndaluarit pasi dolën para gjykatës, u lanë në arrest me burg. Ndaj tyre është ngritur edhe akuza e një krimi kundër shëndetit publik dhe një tjetër për mashtrim me energjinë elektrike. Nëse droga do dilte në treg, sillte fitime në qindra mijëra euro.

Hetimi, i kryer nga oficerë të Brigadës së Policisë Gjyqësore, filloi pasi u mësua në fillim të muajit të kaluar se marihuana mund të kultivohej në një shtëpi në qytetin e Adorit. Policia vendosi mbikëqyrje në afërsi të pronës, duke zbuluar një erë të fortë karakteristike të kësaj substance që vinte prej saj. Ata gjithashtu vunë re tregues të tjerë objektivë se marihuana po mbillej brenda shtëpisë.

Oficerët identifikuan gjithashtu një çift si banorët e zakonshëm të shtëpisë. Ndërhyrja operacionale zbuloi edhe provat, kurse në objekt ishin bërë instalime elektrike dhe hidraulike që i shërbenin kultivimit, llamba dhe rrjet aspirimi, informoi media spanjolle, teksa emrat e të dyshuarve nuk u publikuan.

policia spanjolle droge

Sondazh

Poll