Bota

Moska akuzon Perëndimin për përfshirje në sulmet “terroriste” të Ukrainës ndaj objektivave civile

E pyetur nëse Rusia beson se Perëndimi është i përfshirë në sulmet e ditëve të fundit, Zakharova tha se Perëndimi furnizoi me armë.

4 Qershor 2025, 16:26 Nga DOSJA
Moska akuzon Perëndimin për përfshirje në sulmet
Maria Zakharova

MOSKA- Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha sot se Perëndimi është i përfshirë, drejtpërdrejt dhe tërthorazi, në sulmet terroriste ukrainase kundër objektivave civilë në Rusi.

E pyetur nëse Rusia beson se Perëndimi është i përfshirë në sulmet e ditëve të fundit, Zakharova tha se Perëndimi furnizoi me armë, dha koordinatat e objektivave, refuzoi të dënonte sulme të tilla dhe i nxiti sulme të tilla.

“Këto janë disa fusha që vërtetojnë faktin e përfshirjes , si të drejtpërdrejtë ashtu edhe të tërthortë dhe fajin e Perëndimit në sulmet terroriste të kryera kundër civilëve dhe objekteve të infrastrukturës civile nga regjimi i Kievit”, tha Zakharova.

maria zakharova

Sondazh

Poll