4 Qershor 2025, 13:20
Nga N.F
Policia
GJERMANI- Qyteti i Kölnit duhet të evakuojë 200.000 vetë për shkak se duhen çaktivizuar tre bomba nga koha e Luftës së Dytë Botërore. Mbyllen spitale, hotele, trenat nuk qarkullojnë. Rregullisht ende gjenden bomba nga Lufta e Dytë Botërore në Gjermani.
Po asnjëherë që nga viti 1945 nuk është dashur të evakuohen kaq shumë njerëz në Këln sa këtë të mërkurë (04.06.), sepse duhet të çaktivizohen tre bomba të Luftës së Dytë Botërore. Pjesë të mëdha të qendrës së qytetit dhe madje edhe hapësira ajrore janë mbyllur për këtë qëllim.
Më shumë se 20,000 njerëz detyrohen të largohen nga shtëpitë e tyre. Tre bombat e hedhura nga avionët të tipit amerikan u gjetën të hënën (03.06.) Çaktivizimi i bombave është planifikuar përgjatë ditës së mërkurë. Zëdhënësja e bashkisë tha se nuk mund të përcaktohet koha e saktë. Shërbimi i asgjësimit të municioneve shpërthyese i qeverisë së landit në Düsseldorf e ka marrë përsipër detyrën.
Së pari verifikimi nëse banorët janë larguar
Autoritetet së pari duhet të verifikojnë nëse të gjitha apartamentet janë bosh. Sa kohë do të zgjasë kjo është e pamundur të parashikohet, tha Kai Kulschewski, kreu i departamentit të asgjësimit të municioneve shpërthyese në qeverinë e landit për radion WDR.
"E gjitha varet nga sa i suksesshëm do të jetë evakuimi, nëse popullsia i përmbahet rregullave dhe nëse të gjithë largohen nga rrezja e evakuimit", tha kreu i departamentit. Vetëm kur të mos ketë mbetur askush brenda rrezes prej 1,000 metrash, punonjësit mund të fillojnë punën e tyre.
Qendra e qytetit të Këlnit është zona më me popullsi të dendur në të gjithë Evropën, tha Ralf Mayer, kreu i Zyrës së Rendit Publik të Këlnit në programin e mëngjesit në ARD. Tek zona e evakuimit përfshihet edhe një spital, dy qendra kujdesi për të moshuarit, muze të shumtë dhe stacionn televiziv RTL. Gjithashtu të prekura nga mbylljet janë tre ura të Rajnit dhe rrugë të rëndësishme trafiku, përfshirë shërbimin hekurudhor jugor që të çon në stacionin kryesor./ DW
evakuohen 20 mije banore ne koln bomba
Bota
4 Qershor 2025, 12:56
N.F
Zjarri
ITALI- Një zjarr i madh ka rënë në godinën e Fakultetit të Bujqësisë të Universitetit të Tuscias n...
Bota
4 Qershor 2025, 12:33
N.F
Eminem
SHBA- Reperi Eminem ka ngritur një padi kundër Meta Platforms, pronarit të Facebook, Instagram dhe WhatsApp. Eminem akuzon gjigantin ...
Bota
4 Qershor 2025, 11:52
r.ll
trump, xi jinping
SHBA- Në një tjetër përpjekje për të “zhbllokuar” rrugën drejt një marrëveshjeje...
Bota
4 Qershor 2025, 11:44
N.F
Kerkimet
PORTUGALI- Hetimi për zhdukjen e vogëlushes Madeleine McCann po vazhdojën në Portugali, me autoritetet që janë shum&...
Bota
4 Qershor 2025, 11:43
r.ll
keith kellogg
SHBA- Keith Kellogg, i dërguari i Presidentit të SHBA-së Donald Trump për Ukrainën, tha se rreziku i nj&eu...
Bota
4 Qershor 2025, 10:39
N.F
Kerri Rivera
SHBA- Një influencuese në mediat sociale po promovon zbardhuesin industrial si një “kurë të rreme për auti...
Bota
4 Qershor 2025, 10:24
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka postuar së fundmi një shkrim në platformën "Truth Social" Trump ka folur n&e...
Bota
4 Qershor 2025, 10:08
N.F
Avion elektrik
SHBA- Beta Technologies është kompania e parë amerikane që zbarkoi një aeroplan tërësisht elektrik në...
Bota
4 Qershor 2025, 09:53
N.F
Foto
FRANCË- Tre serbë janë vënë në pranga nga autoritetet në Francë për vandalizimin e objekteve hebraike dhe...
Bota
4 Qershor 2025, 09:58
r.ll
Ajatollah Ali Khamenei
IRAN- Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, tha më 4 qershor se Teherani nuk do të heqë dorë nga pasur...