Bota

Eminem ngre padi kundër Meta Platforms, kërkon më shumë se 109 milionë dollarë dëmshpërblim për shkelje të të drejtave të autorit

Në padi, Eminem pretendon se Meta shkeli të drejtën e autorit të 243 këngëve nga katalogu i tij duke “ruajtur, riprodhuar dhe shfrytëzuar pa autorizim” ato vepra në platformat e tij.

4 Qershor 2025, 12:33 Nga N.F
Eminem ngre padi kundër Meta Platforms, kërkon më shumë se
Eminem

SHBA- Reperi Eminem ka ngritur një padi kundër Meta Platforms, pronarit të Facebook, Instagram dhe WhatsApp. Eminem akuzon gjigantin e teknologjisë për shkelje të të drejtave të autorit dhe kërkojnë më shumë se 109 milionë dollarë, sipas dokumenteve gjyqësore të paraqitura më 30 maj dhe të siguruara nga E! News.

Në padi, Eminem pretendon se Meta shkeli të drejtën e autorit të 243 këngëve nga katalogu i tij duke “ruajtur, riprodhuar dhe shfrytëzuar pa autorizim” ato vepra në platformat e tij. Ai citon si shembuj veçoritë ‘Original Audio’ dhe ‘Reels’ të aplikacioneve, të cilat mundësojnë dhe inkurajojnë përdoruesit të vjedhin muzikën e tij për përmbajtje video pa atribuim ose licencë të duhur.

Eminem po kërkon dëmshpërblim monetar për “vlerën e zvogëluar të të drejtave të autorit për shkak të përvetësimit të tyre, humbjes së fitimeve dhe fitimeve të bëra nga të pandehurit përmes shkeljes”.

Nga ana tjetër, ai po kërkon dëmshpërblimin maksimal statutor prej 130 mijë eurosh për secilën nga këngët e kontestuara në të tre platformat e Metës, duke arritur në një total prej 105,350,000 eurosh.

eminem meta

Sondazh

Poll