Bota

Trump: Më pëlqen Xi Jinping! Gjithmonë më ka pëlqyer, por është e vështirë për të arritur një marrëveshje me të

Të dielën, drejtori i Këshillit Ekonomik Kombëtar të Shtëpisë së Bardhë, Kevin Hassett, tha se Trump pritet të flasë me Xi Jinping në ditët në vijim.

4 Qershor 2025, 10:24 Nga N.F
Trump: Më pëlqen Xi Jinping! Gjithmonë më ka pëlqyer,
Foto ilustruese

SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka postuar së fundmi një shkrim në platformën "Truth Social" Trump ka folur në lidhje në lidhje me homologun e tij kinez, Xi Jinping. Presidenti amerikan thekson se gjithmonë e ka pëlqyer homologun e tij kinez, megjithatë ai thekson se Jinping është jashtëzakonisht i vështirë për të arritur një marrëveshje me të.

"Më pëlqen Presidenti i Kinës, Xi, gjithmonë më ka pëlqyer dhe gjithmonë do ta pëlqej, por ai është shumë i papajtueshëm dhe jashtëzakonisht i vështirë për të arritur një marrëveshje me të", shkroi Trump në Truth Social.

Trump: Më pëlqen Xi Jinping! Gjithmonë më ka pëlqyer,

Të dielën, drejtori i Këshillit Ekonomik Kombëtar të Shtëpisë së Bardhë, Kevin Hassett, tha se Trump pritet të flasë me Xi Jinping në ditët në vijim. Trump tha të premten se shpreson të zhvillojë një bisedë telefonike me Xi për të zgjidhur mosmarrëveshjen ekonomike midis dy vendeve.

trump xi jinping

Sondazh

Poll