Sport

Milani humbet yllin holandez ende pa filluar merkato zyrtarisht…

Pep Guardiola ka insistuar që të ketë Reijnders që në javët e ardhshme dhe Igli Tare e ka bindur që të plotësohen kërkesat e italianëve sa i përket pagesës për të.

4 Qershor 2025, 00:26 Nga DOSJA
Milani humbet yllin holandez ende pa filluar merkato zyrtarisht…

ITALI - Tijani Reijnders do të jetë një futbollist i Manchester Cityt që në Botërorin e Klubeve dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i palëve për transferimin e mesfushorit të Milanit te klubi anglez.

Palët negocionin prej javësh, por klubi i Manchester Cityt nuk dukej se ishte pranë një akordi për kërkesat që kishin kuqezinjtë. Me afrimin e Igli Tares, gjërat kanë ndryshuar, pasi me drejtuesin shqiptar janë shpeshtuar kontaktet.

Në fund, Pep Guardiola ka insistuar që ta ketë Reijnders që në javët e ardhshme dhe Igli Tare e ka bindur që të plotësohen kërkesat e italianëve sa i përket pagesës për të.

Mediat italiane raportojnë se është gjetur akordi për transferimin për 65 milionë euro të mesfushorit holandez te Manchester Cityt, një shifër e konsiderueshme që i afrohet rekordit për transferimin më të shtrenjtë në historinë e kuqezinjve, atë të Kaka, i cili kaloi te Real Madridi për 67 milionë euro.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll