Sport

‘Vallëzimi’ i portierëve midis Liverpoolit, Brentfordit dhe Leverkusenit…

Flekken largohet për në Leverkusen, ndërsa Kelleher bashkohet me Brentford

3 Qershor 2025, 20:00 Nga DOSJA
‘Vallëzimi’ i portierëve midis Liverpoolit, Brentfordit

ANGLI - Një betejë për portierë midis Premier League dhe Bundesligës, me Liverpoolin, Brentfordin dhe Bayer Leverkusenin në qendër të vëmendjes. 

Klubi BayArena bëri lëvizjen e parë duke nënshkruar me Mark Flekken nga Brentford për 10 milionë euro, dhe Brentford tani përgjigjet duke nënshkruar me Caoimhín Kelleher nga Liverpool për gati 20 milionë euro... duke i lënë Reds pa një portier rezervë.

31-vjeçari Flekken, i cili padyshim ka qenë portieri më i mirë i Premier Ligës në sezonin 2024-25, e forcon skuadrën e Leverkusenit, e cila kishte nevojë për një portier të ri në një nga pozicionet e saj më të dobëta gjatë 'epokës’ së Xabi Alonsos.

Tani, me Ten Hag, ata janë të përkushtuar për të forcuar pozicionin e tyre që nga dita e parë. 

Ndërkohë, lojtari ndërkombëtar irlandez Caoimhín Kelleher transferohet te Brenftord për t'u bërë më në fund titullar. Ai bëri disa paraqitje të mira në Anfield kur Alisson ishte jashtë fushave për shkak të një dëmtimi... por ishte larg të qenit lojtar më i mirë se braziliani.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll