Sport

Presidenti Duka: “Ndeshja me Serbinë, një udhëkryq për ëndërrën kuqezi drejt Botërorit”

“Jemi të gjithë qënie njerëzore dhe futbollistët gjithashtu, që ndikohemi nga ambienti. Do të përpiqemi maksimalisht që ta ndajmë pjesën sportive, nga të gjitha emocionet jo sportive”

3 Qershor 2025, 20:16 Nga DOSJA

Presidenti Duka: “Ndeshja me Serbinë, një udhëkryq për

TIRANE - Pak ditë nga ndeshja e shumëpërfolur e 7 qershorit ndaj Serbisë në “Arenën Kombëtare” të Tiranës, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në një intervistë për Top Channel, tregon gjithçka se si po përgatitet kjo përballje kaq e rëndësishme për objektivin e kuqezinjve, që është kualifikimi në Botërorin e vitit 2026. 

“Detyra jonë është ta organizojmë mirë, ta luajmë mirë dhe të marrim 3 pikët. Këtë i kam thënë edhe drejtuesve të Federatës të Serbisë që ne do ta përgatisim ndeshjen si të tillë dhe ata do të vijnë këtu si një kundërshtarë sportivë dhe asgjë më tepër. Kam besim që do të ketë një atmosferë sportive, por padyshim e luftuar sportivish”.

Megjithëse të fokusuar tek objektivi sportiv, e gjithë kjo aureolë që e rrethon këtë pragndeshje edhe për pjesën jo sportive, sigurisht që mund të ndikojë te lojtarët?

“Jemi të gjithë qënie njerëzore dhe futbollistët gjithashtu që ndikohemi nga ambienti. Do të përpiqemi maksimalisht që ta ndajmë pjesën sportive, nga të gjitha emocionet jo sportive. Ajo që i them futbollistëve, apo edhe çdo njeriu është, që në këtë situatë, puna jote është që të bësh sa më mirë këtë që të kanë kërkuar dhe që të kanë ngarkluar, futbollin.

Presidenti Duka: “Ndeshja me Serbinë, një udhëkryq për
Gazetari sportiv i Top Channel, Endi Tufa dhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka gjatë intervistës

Nëse ne fitojmë një ndeshje futbolli, kushdo le ta shohi si të dojë, por duhet ta fitosh një herë, pasi ta fitojmë është një lloj abstraksioni, që kushdo e sheh si të dojë, por e mira është që ta fitojmë”.

A është kjo si një finale për ne, për objektivin tonë që është vendi I dytë në grup?

“Një rezultat pozitiv, 3 pikë në këtë ndeshje, vërtetë na japin shumë arsye dhe shpresë për ta vazhduar dhe synuar vendin e dytë, nëse ndodh ndryshe, gjërat vështirësohen. Por kjo nuk do të thoë që edhe nëse ne fitojmë ndeshjen e sigurojmë vendin e dytë”.

Si mendoni që ne mund ta fitojmë këtë ndeshje përballë Serbisë?

“Nuk mund të matemi thjeshtë me kualitetet sportive individuale, Serbia në përbërjen e vet ka kualitete shumë të mira, që luajnë në ekipe të forta, të vlerësuar ekonomikisht në merkaton e futbollistëve me shifra të larta, por për t’I bashkuar bashkë dhe për t’i bërë skuadër unë mendoj se ne kemi ekip më të mirë”.

Në një ndeshje me një interesim të tillë, arsyeja që ju ka bërë të ndryshoni edhe numrin e telefonit, janë pa dyshim biletat. Përse pikërisht në këtë ndeshje u përdor metoda e një shorti kompjuterik?

“Kur kërkesa është 20 fish apo 30 fish më e madhe, padyshim që çdo gjë do të ishte e dyshimtë, por unë ju garantoj që ai është një short I rastësishëm që e bën vetë sistemi dhe ky short dhe sistem është I njëjti që përdor UEFA për ndeshjet e Europianit apo të Champions League për biletat që shiten në shitje të lirë.

Nëse do t’I nxirrnim online pa një short mund të ishte akoma edhe më e kritikueshme, apo njerëzit do t’I bënte të rrinin përpara kompjuterit me orë të tëra, ndërsa kështu e kemi konsideruar një gjë më të përshtatshme dhe më të mirë për këtë ndeshje”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll