Sport

Mbrojtësi kryesor i Realit të Madridit ngre dyshime për të ardhmen me këtë foto! (SHIKO FOTON)

Qendërmbrojtësi gjerman iu nënshtrua një operacioni më 29 prill, do të humbasë “Final Four” të Ligës së Kombeve me ekipin e tij kombëtar dhe po kërkon të lërë gjurmë në Kupën e Botës për Klube dhe të kthehet në shërbim të Ksabi Alonsos sa më shpejt të jetë e mundur.

4 Qershor 2025, 00:23 Nga DOSJA

Mbrojtësi kryesor i Realit të Madridit ngre dyshime për të

ARABI SAUDITE - Mbrojtësi i Realit të Madridit, Antonio Rudiger, ka ndezur thashethemet dhe spekulimet rreth të ardhmes së tij, pasi një fotografi u shfaq në internet, që tregon atë dhe Fernando Hierron duke ndarë një tavolinë me të tjerë në një darkë që supozohet se është mbajtur në Arabinë Saudite.

Hierro, ish-lojtar i Realit të Madridit dhe trajner i përkohshëm i Spanjës në Kupën e Botës 2018 në Rusi, është aktualisht drejtor sportiv i Al-Nasr në Arabinë Saudite, gjë që ka ndezur thashetheme të reja rreth mundësisë së qendrës mbrojtëse gjermane që t’i bashkohet së shpejti Ligës Profesioniste Saudite.

Mbrojtësi kryesor i Realit të Madridit ngre dyshime për të

Qendërmbrojtësi i Realit mbërriti në “Santiago Bernabéu” nga Çelsi si lojtar i lirë në vitin 2022 dhe ka një kontratë me klubin deri në vitin 2026. Sipas “Marca”, Reali i Madridit nuk do të kundërshtonte një largim të mundshëm të gjermanit për sa kohë që ata marrin kompensim financiar.

Rudiger aktualisht po rikuperohet nga këputja e pjesshme e meniskut të jashtëm që pësoi në finalen e Kupës së Mbretit të vitit të kaluar. Qendërmbrojtësi gjerman iu nënshtrua një operacioni më 29 prill, do të humbasë “Final Four” të Ligës së Kombeve me ekipin e tij kombëtar dhe po kërkon të lërë gjurmë në Kupën e Botës për Klube dhe të kthehet në shërbim të Ksabi Alonsos sa më shpejt të jetë e mundur.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll