Aktualitet

Shkolla nuk njeh moshë/ 74-vjeçari nga Kamza, maturanti më i vjetër që jep provimin e gjuhës së huaj (VIDEO)

Sipas raportimeve, në vitin 2016 Skënderi përfundoi mësimet në ciklin part-time të Shkollës së Mesme Profesionale Kamëz, ku ka marrë të gjitha provimet përveç gjuhës së huaj anglisht.

3 Qershor 2025, 14:42 Nga r.ll
Shkolla nuk njeh moshë/ 74-vjeçari nga Kamza, maturanti më i
skender cena

TIRANË- Maturantët në të gjithë vendin i janë nënshtruar provimit të gjuhës së huaj. Nga 27 mijë maturantë, Skënder Cena, i lindur më 8 nëntor 1951, është maturanti më i vjetër që zhvilloi sot provimin e gjuhës së huaj, në Shkollën e Mesme Profesionale Kamëz.

 

Sipas raportimeve, në vitin 2016 Skënderi përfundoi mësimet në ciklin part-time të Shkollës së Mesme Profesionale Kamëz, ku ka marrë të gjitha provimet përveç gjuhës së huaj anglisht.

E vetmja mundësi që ai të diplomohet është të hyjë në provim dhe të marrë notë kaluese. Ndaj ai ka bërë plotësimin e formularit A1Z, që të paraqitet në provim dhe të asistohet për shkak se ka shikim të dobët.

skender cena

Sondazh

Poll