Politike

Do largohet nga PD? Adriana Kalaja: Unë nuk jam dorëhequr, kauzat e mia i çoj deri në fund dhe do të vijoj të kontribuoj për vendin tim

Ajo shprehet se do të vijojë të kontribuojë për vendin, aq më shumë që tani sipas saj denoncimet ja bën me dije drejtpërdrejtë Senatit dhe Kongresit Amerikan si dhe Ambasadës së SHBA, të akredituar në Shqipëri.

3 Qershor 2025, 14:14 Nga r.ll
Do largohet nga PD? Adriana Kalaja: Unë nuk jam dorëhequr, kauzat e
adriana kalaja

TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Apelimit në Partinë Demokratike, Adriana Kalaja, njëkohësisht dhe ish-kandidate për deputete në qarkun e Tiranës ka reaguar lidhur me lajmet për largimin e saj nga PD. 

Kalaja shprehet në një postim në rrjetet sociale se dëshiron të sqarojë se nuk është dorëhequr nga PD dhe se kauzat e saj i çon deri në fund. Më tej shton se ajo do të vijojë të kontribuojë për vendin, aq më shumë që tani sipas saj denoncimet ja bën me dije drejtpërdrejtë Senatit dhe Kongresit Amerikan si dhe Ambasadës së SHBA, të akredituar në Shqipëri.

Duke ironizuar, Kalaja shprehet në fund të postimit të saj se "të gjithë mediat e regjimit, kanë që mbrëmë që më ftojnë nëpër studio".

POSTIMI I PLOTË: 

Një sqarim i detyrueshëm (për ata që më duan e nuk më duan ).

Lidhur me lajmin e shpërndarë mbrëmë dhe sot nga media të ndryshme, të pushtetit dhe jo vetëm se, qenkam larguar nga PD, jam e obliguar të jap sqarimin e mëposhtëm se:

Së pari, informoj të gjithë miqtë e mi realë dhe virtualë që janë dëshpëruar nga ky lajm se, unë nuk jam dorëhequr, pasi siç më njohin shumë mirë Ata, unë nuk largohem dhe nuk i kthej "kurrizin" askujt, qoftë dhe 1 person të jetë bashkuar me parimet e mia.

Së dyti, informoj të gjithë ata që janë gëzuar nga ky lajm, se nuk i'a jap këtë kënaqësi, se siç e dinë ata, unë kauzat i çoj deri në fund.

Së treti, do vijoj të kontriboj për vendin tim, pasi:

1. Unë politikën vijoj ta shoh si moral të vlerave.
2. Unë nuk bëj kompromis me të vërtetën.
3. Për mua, korrupsioni dhe krimi nuk kanë ngjyrë.

Aq më shumë tani, që denoncimet i'a bëj me dije drejtpërdrejtë Senatit dhe Kongresit Amerikan si dhe Ambasadës së SHBA, të akredituar në Shqipëri.

Do shihemi së shpejti......

PS: Duke i qëndruar 100% komentit që kam bërë te një nga Degët ku unë kam qenë e deleguar dhe u bë viral?!, ka "një të mirë" kjo punë se, pasi më shpallën Non Grata prej 3 vitesh, të gjithë mediat e regjimit, kanë që mbrëmë që më ftojnë nëpër studio

adriana kalaja pd

Sondazh

Poll