Politike

Zbulohet mesazhi që Berisha u ka dërguar kandivatëve të PD-ASHM: Çdo kërkesë që paraqisni për në KQZ, do të mbështetet nga partia

Lideri i opozitës ka theksuar në mesazh se transparenca e plotë është standard i PD-së dhe koalicionit. 

2 Qershor 2025, 22:38 Nga E. D
Zbulohet mesazhi që Berisha u ka dërguar kandivatëve të
Sali Berisha

TIRANË- Sekretari për çështjet ligjore të PD, Ivi Kaso, ka zbuluar mesazhin e Sali Berishës për kandidatët e PD që do të kenë mbështetjen e partisë për të gjitha kërkesat dhe ankimimet në KQZ. Lideri i opozitës ka theksuar në mesazh se transparenca e plotë është standard i PD-së dhe koalicionit. 

"Të nderuar drejtues politikë të qarqeve dhe kryetarë të degëve të PDSH. Çdo kandidat/e për deputet të koalicionit PD-ASHM, që për efekte ligjore i nevojitet mbështetja e partisë për çdo kërkesë që paraqet, kamera, verifikime, rinumërime, etj, do të mbështetet pa asnjë hezitim nga partia! Ju rikujtoj se transparenca e plotë është standard i PD-së dhe koalicionit tonë! Përshëndetje, Sali Berisha," thuhet në mesazhin e Sali Berishës. 

"Kjo nuk është betejë për emra, por për transparencë. Dhe kjo bëhet për të gjithë, për të gjithë procesin", tha Ivi Kaso në emisionin "Log". 

sali berisha

Sondazh

Poll