Politike

Ankimimi nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”/ KAS hap një kuti votimi në KZAZ 85 në Vlorë, verifikohen të gjitha fletët dhe vulat

Ky vendim erdhi pas ankimimit të bërë nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, e drejtuar nga Adriatik Lapaj. Sipas ankimimit fletët e votimit nuk kishin vula.

3 Qershor 2025, 12:07 Nga N.F
Ankimimi nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”/ KAS hap
Foto ilustruese

VLORË- Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve, KAS ashtu siç kishte njoftuar dit më parë ka hapur sot kutinë nr. 4494/00, KZAZ 85 Vlorë.  Ky vendim erdhi pas ankimimit të bërë nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, e drejtuar nga Adriatik Lapaj. Sipas ankimimit fletët e votimit nuk kishin vula.

Me hapjen e kutisë u bë verifikimi i vulave dhe rezultuan të gjitha fletet me vulat përkatëse. Lapaj deklaroi se qëllimi i tyre është që të rishikohet çdo votë që mund t’ju kenë ‘vjedhur’ edhe pse mund të mos ndikojë në rezultat.

kas kuti votimi

Sondazh

Poll