Politike

"Mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi!" KQZ i përgjigjet PD-së: Janë 1,380 QV që kanë raportuar këto të dhëna me gabime

Në përgjigje, KQZ thotë se numri prej 1,935,328 fletë votimi të papërdorura përfshin vetëm sasinë e raportuar të këtyre fletëve sipas procesverbaleve të çdo QV-je.

2 Qershor 2025, 20:48 Nga M.B
"Mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi!" KQZ i
Foto ilustruese

TIRANA- Komisioni Qendrorë i Zgjedhje i është përgjigjur Partisë Demokratike pasi ky subjekt i nisi sot një kërkesë ku thuhet se janë 130 mijë fletë votimi të papërdorura dhe madje kërkoi nisjen e një hetimi administrativ. Në përgjigje, KQZ thotë se numri prej 1,935,328 fletë votimi të papërdorura përfshin vetëm sasinë e raportuar të këtyre fletëve sipas procesverbaleve të çdo QV-je.

KQZ shton se këtij numri i duhen shtuar edhe 27,340 fletët e votimit për 74 QV, ku është aplikuar votimi elektronik, ZAZ Nr.27 (Bashkia Vorë) dhe ZAZ Nr. 41 (Njësia Administrative 10, Tiranë). KQZ shton se sikurse mund të kuptohet edhe këto fletë votimi nuk janë përdorur.

Sipas KQZ, janë 99,455 fletë votimi të papërdorura që përbëjnë sasinë e këtyre fletëve për 233 QV, në procesverbalet e të cilave gabimisht është shënuar me “0” numri i fletëve të papërdorura dhe 5,369 janë fletë votimi të papërdorura por që numrat e tyre në test llogiik vlerësohet se janë pasqyruar me gabime në procesverbalet përkatëse për çdo QV (janë 1,380 QV që kanë raportuar këto të dhëna me gabime).

"Mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi!" KQZ i

Përgjigja e KQZ drejtuar PD:

I nderuar Z. Nuri

Në përgjigje te kerkesës tuaj lidhur me verifikim të menjëhershëm të fletëve të votimit të përdorura për zgjedhjet e datës I I Maj 2025 ju informojmë se:

Numri prej 1,935,328 flete votimi të papërdorura përfshin vetëm sasinë e raportuar të këtyre fletëve sipas procesverbaleve të çdo QV-je.

Këtij numri i duhen shtuar edhe:

27,340 fletët e votimit per 74 QV, ku ështe aplikuar votimi elektronik, ZAZ Nr.27 (Bashkia Vorë) dhe ZAZ Nr. 41 (Njësia Administrative 10, Tiranë). Sikurse mund të kuptohet edhe këto fletë votimi nuk janë përdorur;

99,455 fletë votimi të papërdorura që përbëjnë sasinë e këtyre fletëve Për 233 QV, në procesverbalet e të cilave gabimisht është shënuar me “0” numri i fletëve të papërdorura;

5,369 janë fletë votimi të papërdorura por që numrat e tyre në test llogiik vlerësohet se janë pasqyruar me gabime në procesverbalet përkatëse për çdo QV (janë 1,380 QV që kanë raportuar këto të dhëna me gabime).

 

kqz

Sondazh

Poll