Aktualitet

“Erion Alibej është me arsim të lartë”/ Gazetarja: Nuk ishte i implikuar në krim...

Ajo theksoi se Alibej nuk ka pasur ngarkesa kriminale deri kur ka udhëtuar jashtë vendit.

2 Qershor 2025, 22:58 Nga E. D
“Erion Alibej është me arsim të lartë”/
Erion Alibej

TIRANË- Gazetarja Dorjana Bezat tha se i penduari i drejtësisë, Erion Alibej është një person me arsim të lartë dhe sipas dëshmisë së tij, u implikua në botën e krimit për shkak të borxheve të të vëllait.Ajo theksoi se Alibej nuk ka pasur ngarkesa kriminale deri kur ka udhëtuar jashtë vendit. Sipas saj në vitin 2018 i eliminuan vëllanë dhe u dyshuan si autorë emra të krimit në Elbasan dhe u zbulua se fshiheshin vëllezërit Hajdar dhe Franc Çopj.

“Alibej ka treguar zanafillën e pasurisë dhe historisë së tij, Alibej është person me arsim të lartë ka bërë një jetë të qetë është rritur pa baba, është kujdesur për nënën e sëmurë. Kurse vëllai i tij ka zgjedhur një rrugë tjetër, ka emigruar që 16 vjeç dhe krijonte pasuri dhe borxhe të mëdha kur humbnin ngarkesat e drogës dhe do ta vrisnin.

Alibej nuk ka pasur ngarkesa kriminale deri kur udhëtoi jashtë vendit, shkoi në Itali për të marrë ilaçet e nënës dhe duke qenë që kishte një urdhër arresti për vëllanë e tij, e arrestojnë si pjesë të grupit, ai bëri 3 vite burg dhe prej atëherë u zhyt në botën e kokainës, merrte ngarkesa të mëdha. Disa prej armiqve të tij ishin edhe shokët e tij të fëmijërisë, si Çopjat. Në vitin 2018 i eliminuan vëllanë, u dyshuan si autorë emra të krimit në Elbasan dhe u zbulua se fshiheshin vëllezërit Hajdar dhe Franc Çopja”, tha Bezat.

 

 

erion alibej

Sondazh

Poll