Aktualitet

"300 mijë deri në miliona euro për ‘kokën’ e Erion Alibejt!" Gazetarja: Është tentuar të vritet 14 herë

Ajo shtoi se janë premtuar pagesa nga 300 mijë euro deri në miliona euro për ‘kokën’ e tij.

2 Qershor 2025, 22:51 Nga M.B
"300 mijë deri në miliona euro për ‘kokën’
Erion Alibej

TIRANA- Gazetarja Dorjana Bezat tregoi sot disa prej episodeve të atentateve ndaj të penduarit të drejtësisë, Erion Alibej. E ftuar në emisionin Top Story, Bezat tha se Alibej është tentuar të ekzekutohet 14 herë. Ajo shtoi se janë premtuar pagesa nga 300 mijë euro deri në miliona euro për ‘kokën’ e tij.

“Dëshmia e tij është e rëndësishme se kryqëzohet me dëshminë e Dumanit dhe enkriptimit të Sky Ecc, 14 herë është tentuar të eleminohej, janë premtuar pagesa nga 300 mijë euro deri në miliona euro, që nga atentati në shtetin ku qëndronte, Holandë, vaji në rrugë, ideja e hedhjes së eksplozivit me dron mbi banesën e tij, sasi prej 50 kg tritol dhe implikimi i policisë, që të vritej kur të shoqërohej nga polici, rivalët kishin plan të vendosnin 5 kg tritol në dhomat e shoqërimit”, tha Bezat.

 

erion alibej

Sondazh

Poll