Bota

Tërmet i fortë "shkund" Turqinë/ Plagosen 69 persona, humb jetën një 14-vjeçare, banorët dalin të panikosur në rrugë (VIDEO)

Gjatë tërmetit në Fethiye, 14-vjeçarja Afranur Gunlu u dërgua në spital për shkak të një ataku paniku, por për fat të keq humbi jetën pavarësisht të gjitha ndërhyrjeve.

3 Qershor 2025, 07:46 Nga N.F
Tërmet i fortë "shkund" Turqinë/ Plagosen 69 persona,
Foto ilustruese

TURQI- Një tërmet i fortë ndodhi në Mesdhe në orën 02:17. Dridhja u ndje në shumë qytete, përfshirë Izmirin, Antalian, Aydinin, Denizlin, Manisën dhe Muglanë. AFAD njoftoi se tërmeti ndodhi në brigjet e rrethit Marmaris të Muglasë me një magnitudë prej 5.8 rihter. Një vajzë 14-vjeçare humbi jetën për shkak të një sulmi paniku gjatë tërmetit.

Gjatë tërmetit në Fethiye, 14-vjeçarja Afranur Gunlu u dërgua në spital për shkak të një ataku paniku, por për fat të keq humbi jetën pavarësisht të gjitha ndërhyrjeve. Në Mugla dhe rrethet e saj 69 qytetarët u hodhën nga lartësitë për shkak të panikut. Ekzaminimet dhe trajtimet e 46 qytetarëve vazhdojnë në urgjencë.

termet ne turqi

Sondazh

Poll