Bota

Bëri postimin kërcënuese për vajzën e Melonit, profesori 65-vjeçar tenton vetëvrasjen

Mediat italiane shkruajnë se 65-vjeçari u dërgua me urgjencë në spitalin e Nolas pasi u përpoq t'i jepte fund jetës. 

2 Qershor 2025, 19:51 Nga M.B
Bëri postimin kërcënuese për vajzën e Melonit,
Stefano Addeo dhe Meloni

ITALIA- Profesori italian, Stefano Andeo, i cili ka shkaktuar reagime pas publikimit të një mesazhi në internet kundër vajzës së kryeministres Giorgia Meloni, u përpoq të vetëvritej. Mediat italiane shkruajnë se 65-vjeçari u dërgua me urgjencë në spitalin e Nolas pasi u përpoq t'i jepte fund jetës. 

Sipas informacioneve, Addeo kishte marrë një përzierje droge dhe alkooli, duke humbur ndjenjat menjëherë pas kësaj. Ai u dërgua në urgjencë në gjendje kritike dhe me një kod të kuq. Për momentin, megjithëse mbetet nën vëzhgim të rreptë mjekësor, jeta e tij nuk është në rrezik. Gjithashtu mediat italiane shkruajnë se karabinierët ndërhynë për të mbledhur elementë të dobishëm për rindërtimin e asaj që ndodhi.

Ditën e djeshme, Andeo profesor i gjuhës gjermane, kishte shprehur publikisht dëshirën për t’u takuar me Giorgia Melonin, “për ta përqafuar dhe për t’i kërkuar ndjesë” për atë që kishte shkruar.

stefano addeo dhe meloni

Sondazh

Poll