Bota

"Rusët janë budallenj"/ Zelenskyy hedh poshtë propozimin e Moskës për armëpushimim 2-3-ditor

Media franceze raportoi se 20 të dyshuar u morën në paraburgim të martën në lidhje me tentativën e rrëmbimit të vajzës së bosit të kriptomonedhave Pierre Noizat në fillim të këtij muaji.

2 Qershor 2025, 22:06 Nga DOSJA
"Rusët janë budallenj"/ Zelenskyy hedh poshtë
Volodymir Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymir Zelenskyy tha se propozimi për një armëpushim dy ose tre-ditor për të mbledhur ushtarët e rënë nga fusha e betejës synon të vonojë sanksionet e SHBA-së. Gjithashtu theksoi se Ukraina nuk i ka ndryshuar kërkesat e saj. Ajo që kërkon është një armëpushim pa kushte, një shkëmbim të të burgosurve, kthimin e fëmijëve të rrëmbyer, kthimin e civilëve dhe më pas një takim të udhëheqësve.

“Mendoj se janë budallenj sepse, në parim, një armëpushim synon të sigurojë që të mos ketë viktima. Kjo është arsyeja pse dua vërtet që partnerët tanë amerikanë të marrin masa të forta dhe të dërgojnë një paketë sanksionesh në Senat, për të ushtruar presion mbi rusët që të ndalojnë armiqësitë me sanksione të forta.

Ata nuk kuptojnë asnjë mënyrë tjetër. Dhe ne besojmë se kjo është e drejtë”, tha presidenti ukrainas, duke shtuar se “në fund të fundit, kanë kaluar tre muaj që kur SHBA-të dhanë sinjalin për një armëpushim të plotë dhe ne i mbështetëm ata”, tha Zelensky në një bisedë me gazetarët.

Në një zhvillim tjetër, Zelensky tha se delegacionet ukrainase dhe ruse, që morën pjesë në raundin e dytë të bisedimeve në Stamboll të hënën, ranë dakord të hartojnë lista me emrat e të burgosurve të luftës që do të përfshihen në shkëmbimin e planifikuar. 

Negociatorët ukrainas dhe rusë ranë dakord për një shkëmbim prej 1,000 të burgosurish nga secila palë , me mundësinë e shtimit të 200 të tjerëve të burgosur lufte. Ai tha gjithashtu se ishte arritur një marrëveshje për kthimin e eshtrave të ushtarëve që u vranë gjatë asaj lufte, por theksoi se kjo kërkon përgatitje të kujdesshme.

Zelensky tha se negociatorët ukrainas u kishin dhënë homologëve të tyre rusë një listë me gati 400 fëmijë, të cilët Kievi po kërkon t'i riatdhesojë, duke pretenduar se ata u zhvendosën me forcë nga trupat ruse. Megjithatë, delegacioni rus pranoi të merrte në konsideratë kthimin e vetëm dhjetë fëmijëve.

 

volodymir zelenskyy

Sondazh

Poll